• |
ide | kryesore

Tekashi 6ix9ine rikthehet në “Instagram”

-Instant, Paparazzi, Slider



Tekashi 6ix9ine është rikthyer në Instagram pas 6 muajsh mungesë. Përmes një postimi në rrjete sociale reperi zbuloi se cila ishte arsyeja që e mbajti larg rrjeteve sociale dhe muzikës për një kohë kaq të gjatë. Pasi u shpall fajtor për 9 akuza në janar të 2019-tës, Tekashi 6ix9ine u lirua nga paraburgimi për të vuajtur 4 muajt e dënimit të tij 2-vjeçar në arrest shtëpie. Reperi ka zbuluar se gjatë kësaj kohe ai vetëm ka ngrënë dhe shtoi shumë në peshë, duke shkuar në ekstreme.

Tekashi 6ix9ine ka publikuar në Instagram disa foto dhe video të tij, në të cilat i dallohet barku i fryrë nga shëndeti i shumtë.

“Arsyeja e vërtetë pse lashë Instagramin dhe muzikën për 6 muaj ishte sepse në shtator isha më i shëndoshë se kurrë. Peshoja 92.5 kilogramë dhe po kaloja shumë në jetë. Mendova që ta lija muzikën anash dhe të fokusohesha tek vetja ime dhe sot jam 27 kilogramë më pak, rreth 63.5 kilogramë. Dhe për ta përmbledhur të gjithë këtë me një shprehje: Të gjithë kanë nevojë në jetë për një pushim”, ka treguar ai përmes postimit.

Kjo nuk është hera e parë që Tekashi 6ix9ine flet për peshën e tij. Në tetor të 2020-s, reperi u shtrua në spital për shkak të mbidozës nga pilulat e ditës dhe kafeinë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *