• |
ide | kryesore

Topalli tregon si do të ishte PD me kryetar Sokol Olldashin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish nënkryetarja e PD, njëherësh dhe kryetare e partisë së re Lëvizja për Ndryshim, në emisionin “Aktualitet” në televizionin “FoxNews” ka kritikuar Lulzim Bashën për drejtimin e partisë.

Topalli njëherësh ka dhënë dhe qëndrimin e saj se si do të ishte PD nëse kryetar i kësaj partie të ishte zgjedhur ish deputeti i ndjerë Sokol Olldashi.

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim është shprehur se do të ishte një zë i guximshëm dhe do të ishte vrarë frika.

Sikur të ishte Sokol Olldashi kryetar i PD çfarë ndryshimi do kishte?

Do kishte një zë të guximshëm më shumë. Ne kemi nevojë që njerëzve t’u heqim frikën.

Njerëzit për shjkak të varfërisë dhe lidhjes që kanë me pozicionin e punës, dhe frikës që kanë se mos na heqin nga puna, nuk flasin publikisht!

Sigurisht ata do të reagojnë me votën e tyre, bashkë me familjet e tyre, sepse ata e dinë se kanë armën më të fuqishme, votën, për të ndryshuar dhe për të mos u vrarë në dinjitetin e tyre.

Por sa më shumë zëra publikë kundër tre kryetarëve të korruptuar, aq më e rëndësishme do të ishte!

Fakti që në Lëvizjen për Ndryshim janë bashkuar njerëz që i bëjnë nder çdo shqiptari, të cilët dinë të rrinë me njerëzit, të flasin me njerëzit dhe janë potenciale dhe histori suksesi në fushat e tyre tregon se ka shpresë.



12 Comments

  1. Nënvizova se pritshmëritë e SHBA janë për të pasur kandidatë të pastër nga të gjitha partitë. Ne do të jemi gjithmonë të angazhuar për të pasur marrëdhënie të forta mes SHBA-së dhe Shqipërisë

  2. Olldashi burre i martum vdiq ne nje aksident me makine 70 000euro, tape fare dhe me dashnoren mrenda.
    Kaq mjafton me na tregu pre cilesite e Olldashit.

  3. Nje mut do ishte edhe me edhe pa Olldashin . Eshte sistemi qe krijon monstrat ne kete vend . Vetem nje i “marre” mund ta rregulloje kete marrezi totale qe na ka zene prej ftyi ketu e 30 vjet .

  4. Akoma me teori konspirative ti moj zonjë.Basha fitoi me vota.Aludime koti.Nuk krahasohet Basha me asnjë si intelektual e profesionist i shkolluar jashtë.Përse nuk hyre dhe ti në garë.E mole mirë Pd e tani bën diversion kundër sajë vetëm se stë pëlqen Basha!!!

  5. Jo një i marë zotri.Boll të marë ka pa ky vënd.Shqipërisë i duhet një njeri normal i ndihmuar nga njerëz normal e i votuar nga normal dhe patriotë.Dhe një njeri normal është Basha.Duhet të ketë njerëz normal ta ndihmojnë dhe të shpresojmë që njerëzit normal në shumicë ta votojnë.

  6. Cilido ti bashkohet Topallit, sado intelektual apo i ndershem qofte do i nxihet surrati si ngjyra e zeze e shpirtit te Jozefines. Keqardhje per ata naive apo shpirtjozefine.

  7. Erdhen talibanet e shqupit me bo adetin.
    Fillune tu sha me rronje e dhemballe te gjallet e te vdekmit.
    Vetem Sali sekretari ppsh dhe Luli kamarieri Rinasit jane normal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *