• |
ide | kryesore

“Vetëm Zoti mund të më gjykojë”: Ibrahimovic bëhet stilist e nis linjën e tij të veshjeve

-Instant, Sport



Zlatan Ibrahimovic është gjithnjë e më shumë një ikonë. Jo vetëm Festivali Sanremo, por suedezi sot prezantoi gjithashtu linjën e tij të veshjeve në bashkëpunim me Dsquared. Gjithçka sillet rreth fjalës Icon që i përshtatet në mënyrë të përsosur sulmuesit të Milanit: “Lojtarët e mirë fitojnë ndeshje, lojtarët e shkëlqyer thyejnë rekorde, ikonat ndryshojnë lojën”.

Një koleksion kapsulë pranverë-verë 2021 prodhuar nga shtëpia e binjakëve kanadezë në një seri të kufizuar, me shumë artikuj në stilin e plotë Ibra. Nga bluza me fjalët “Vetëm Zoti mund të më gjykojë” si tatuazhi i tij, tek xhaketa me portretin e Zlatan të fotografuar nga Giampaolo Sgura e të stampuar në pjesën e pasme, duke kaluar përmes kapeles Icon dhe xhinseve.

Zlatan Ibrahimovic po shndërrohet në një personazh gjithnjë e më shumë total, në fushë e jashtë saj. Një ikonë e vërtetë në 360°.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *