• |
ide | kryesore

Zgjedhjet/ Meta: Do hapet një portal, qytetarët të informojnë për presionet

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar ditën e sotme lidhur me zgjedhjet e 25 prillit. Nëpërmjet një njoftimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, Meta iu ka bërë thirrje qytetarëve të verifikojnë qendrat ku do të votojnë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Meta shkruan gjithashtu se do të hapet edhe një portal për qytetarët në institucionin e Presidentit që të informojnë për shqetësimet në lidhje me këtë çështje.

U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të rinovojnë kartën e identitetit, siç bëra unë! Nëse nuk i lënë apo u krijojnë probleme, do të hapet edhe një portal për qytetarët në Institucionin e Presidentit, që të informojnë për shqetësimet apo presionet që u bëhen për zgjedhjet. ”, deklaron Meta.



4 Comments

  1. Na keni ngatruar keq me keto portalet. Nuk dim ku te denoncojm me pare.
    Te qytetari dixhital.
    Te JOQ.
    Apo te ky portali i presidentit.

  2. Raporto ne Biro mo ..Atje fiton davane. Çeshte ki president qe hap portal denoncimesh e nuk u le te beni cte doni ?
    Zini ndonje leke e mo e vri mendjen cthote ay.
    Si te thoshte gjishja populli popull ngelet, apo jo?
    Ja denoncuan bota ku do ti shpjere ay ? Ne jemi me kapedanin se ze veremi ate. Eshte i forte si shkemb e nuk lot ay. Mos u ligeshto pse zene e raportojne se eshte kohe e arte per dvorane. Dekorate do marresh..
    Keta te opozites mesuan te pakten gjermanisht por sikur te na duhet te mesojme edhe ne …

  3. Njëri nga djemtë e tij, Muhamed Lici, është dënuar në mars të 2017 me 13 vite burg, pasi akuzohej se drejtonte një grup që u vendosnin gjoba tregtarëve të Zdrales në Shkodër.

    Djali tjetër, Ibrahim Lici, është shpallur në kërkim për t’u pyetur mbi atentatin ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, më 30 mars 2019.

    Vetë Mustafa Lici kërcënoi kryebashkiaken e PD-së në Shkodër, Voltana Ademi, në vitin 2017, ndërsa ka refuzuar të plotësojë formularin e pasurisë, dërguar nga OFL.

    Partia e dytë është ajo e Mark Frrokut, të cilin PD dhe Lulzim Basha e kanë akuzuar si trafikant femrash.

    Tashmë të dy këta personazhe, janë në koalicion me PD-në dhe rrëzojnë kauzën e dekriminalizimit të Lulzim Bashës.

    Interesant është edhe fakti, se Basha ka në të njëjtin koalicion, edhe një monark, Shpëtim Axhamin, por edhe një republikan, si Fatmir Mediu.

    Për të mos folur pastaj për dyshen Dule-Idrizi, dy armiq të betuar, që përfaqësojnë kauza të kundërta.

    Shpëtim Idrizi Lufton për kauzën çame, ndërkohë që Vangjel Dule nuk e njeh dhe e mohon atë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *