• |
ide | kryesore

997 qytetarë gjobiten në 24 orët e fundit për shkeljen e masave anti-covid

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka gjobitur 997 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit. 983 prej tyre janë gjobitur me 3.000 lekë, për mosvendosjen e maskës mbrojtëse.

Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 150 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 3 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 11 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.



1 Comment

  1. Sa me shume gjoba te akorduara mbi ligje te drejta te vendosen, aq me teper kriohet bindja se ai shtet po funksionon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *