Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një 7-vjeçare, e identifikuar me iniciale A.C.
Sipas njoftimi zyrtar bëhet me dije se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.