• |
ide | kryesore

Atentati në Kamëz, dëshmia që fundos Gjergj Cukalin: Na premtoi 30 mijë euro po na dha vetëm 2 mijë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dëshmia e njërit prej kushërinjve Jakimi ka fundosur Gjergj Cukalin lidhur me atentatin e dështuar ndaj Gjon Menës në Kamëz.

Gjykata ka lënë në burg Gjergj Cukalin i cili akuzohet për ‘vrasje me paramendim’ e ‘shkatërrim prone me eksploziv’. Më herët gjykata u komunikoi masën e sigurisë kushërinjve Jakimi që janë lënë gjithashtu në burg.

Sipas gazetares Klodiana Lala, njëri prej kushërinjve që është penduar ka dhënë dëshminë që fundos Cukalin.

Ai ka thënë se ky i fundit u kishte premtuar 30 mijë euro por u kishte dhënë vetëm dy mijë ndërkohë që bombën e kishte siguruar vetë Cukali.



1 Comment

  1. KY PIS NUK ESHTE NDONJE BURRE I MIRE , PO SI E FUNDOS DESHMIA E NJE KRIMINELI KUR KETA PER TE DALE BEJNE GJITHÇKA ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *