• |
ide | kryesore

Dr. Fauci: Dy persona të vaksinuar mund të mblidhen e të rrinë bashkë

-Instant, Lajme, Planet



Dy njerëz që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti koronavirusit mund të mblidhen bashkë, pasi rreziku është minimal. Kështu është shprehur Dr. Anthony Fauci në një intervistë për CNN.

“Mund të nisi të mblidheni bashkë, si individë, edhe pse rreziku nuk është zero, rreziku bëhet ekstremisht i ulët kur të dy personat janë të vaksinuar,” tha Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA.

Qendra Amerikane për Kontrollin e dhe Parandalimin e Sëmunjdve nuk ka publikuar ende rekomandime rreth mbledhjeve mes personave të vaksinuar.

“Në gjykimin tim profesional kur vajza ime të dojë të vijë këtu, dhe t’i ketë marrë të dyja dozat e vaksinës, do t’i them them të vijë në shtëpi dhe do t’i jap një përqafim të madh që nuk kam mundur t’ia jap për një vit,” tha Fauci.

Në bazë të të dhënave të Universitetit John Hopkins, në SHBA janë bërë 68,274,117 doza vaksinash. Po ashtu, vendi ka regjistruar mbi 28 milionë raste dhe 508,307  viktima, si pasojë e COVID-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *