• |
ide | kryesore

E fundit/ Kamioni përplas për vdekje 60-vjeçaren në Astir

-Instant, Lajme, Të fundit



Një kamion ka përplasur për vdekje një 60-vjeçare në Astir në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në hyrje të rrugës “Abedin Rexha”. Policia bën me dije se mjeti me drejtues shtetasin P. Rr., 43 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *