• |
ide | kryesore

Ezel do të rikthehet në ekran pas një periudhe të gjatë mungese

-Instant, Paparazzi, Slider



Me siguri ju kujtohet seriali i famshëm “Ezel” me aktorin Kenan Imirzalioglu në rol kryesor. “Ezel” rrëmbeu zemrat e teleshikuesëve dhe na fiksoi të gjithëve për muaj me radhë para ekranit, teksa përjetonim si të ishte e jona historinë e dashurisë me Ejshanin, tradhtinë e shokëve e dëgjonim këshillat e urta të dajës, Ramiz Karaeski.

Ju kishte munguar aktori? Epo, lajmi i mirë është se ai do të rikthehet sërish në ekran pas një mungese të gjatë.

Aktorin do ta shohim me një projekt të ri, ku do të jetë përsëri në rol kryesor. Ky projekt do të transmetohet në platformën “Netflix”, mirëpo s’ka ende informacione të tjera.

Në tetor të vitit që lamë pas, “Ezel” u bë baba për herë të parë. Partnerja e aktorit të famshëm solli në jetë një vajzë.

Dyshja e njohur i vendosën vajzës së tyre emrin Lalin, që është me prejardhje nga Turqia, Arabia dhe Persia. Kuptimi i emrit Lalin do të thotë ‘e kuqe rubini’.

Zoti i bekoftë me fëmijë të gjithë ata që duan të bëhen prindër. Është një ndjenjë kaq e bukur”, u shpreh aktori.

Ndërkohë për të falenderuar bashkëshorten që e bëri baba, Kenani i bleu asaj një vilë super luksoze në Bodrum që kushton 3 milion lira turke apo më shumë se 300 mijë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *