• |
ide | kryesore

Flet djali i Sokol Olldashit: Nuk dua privilegje nga PD për shkak të emrit që mbaj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Glauk Olldashi, djali i madh i Sokol Olldashit në një intervistë për Abcnews.al në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit nuk pret që të marrë nga Partia Demokratike, por shprehet se fillimisht do i japë asaj kontributin e tij. Vetëm 21-vjeç, ai thotë se për të është ende herët për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë edhe pse baza e propozoi dhe se nuk do që të përfitojë nga emri i babait, por gjithçka ta arrijë vetë.

Gjatë intervistës, Glauku komenton edhe deklaratën e Jozefina Topallit, e cila tha se nëse Sokol Olldashi do të ishte gjallë do të kishte një zë të guximshëm më shumë. Si i ka ai marrëdhëniet me Lulzim Bashën, por edhe ish-bashkëpunëtorët e ngushtë të babait, cilat janë objektivat në politikë dhe për gjithçka tjetër lexoni intervistën e plotë.

Intervista e plotë e Glauk Olldashit

Kohët e fundit jeni shumë i angazhuar në fushatë, synoni vetëm që të jepni për momentin, apo edhe një ftesë nga Lulzim Basha për të përfaqësuar PD-në në listat e kandidatëve?
Absolutisht vetëm për të dhënë.

Do kishe dëshirë të përfaqësoje PD-në më lart?
Jo, jo, pasi nuk ka kuptim.

Përse mendoni kështu?
Sepse ka plot njerëz aty që duhet të jenë, ju takon të jenë dhe mund ti përfaqësojnë më mirë votuesit se unë.

Kjo është për momentin që nuk e keni këtë ambicie?
Nuk kam për momentin. Nuk mund të bëj parashikime për të ardhmen.

Po baza ju propozoi për deputet?
Di që jam propozuar nga disa degë.

Nuk e keni plotësuar më pas formularin?
Jo, nuk e kam plotësuar. Nuk më takon mua të jem aty, se ka njerëz që kanë 30 vite që kontribuojnë dhe nuk janë.

Por nuk mendoni se ka ardhur momenti i brezit të ri?
Patjetër, duke qenë se ka nevojë për brezin e ri, unë mbështes Belind Këlliçin.

Si i keni raportet me Lulzim Bashën?
Shumë korrekte, shumë të mira. Unë kam qenë gjithmonë me parimin, nuk mund ti jap vetes merita që nuk më takojnë mua. Nuk më pëlqen të marr merita që nuk më takojnë. Patjetër, normalisht gjithë karrierës do ta kem avantazhin e të qenit biri i Sokolit, por nuk mundet që unë të jem i avantazhuar vetëm për këtë fakt.

Doni ta arrini vetë?
Po, patjetër. Do të jem në PD, por nëse do të jem i përfshirë politikisht më shumë apo më pak nuk mund ta parashikoj.

Ndoshta ka lënë shije të hidhur në PD edhe rasti i Rudina Hajdarit?
Rudina erdhi nga Amerika, u promovua pa fund, u bë deputete dhe tani, në ka bërë mirë apo keq me veprimet që mori për të qëndruar në parlament, për mendimin tim, partia duhet të jetë në unison, ajo duhet të respektonte vendimin e opozitës. Nuk mund ti them gabim, është cështje parimore, duhet të respektojë unisonin e partisë, sidomos dikush që është i ri në politikë aktive dhe parlament.

Po pjesa tjetër drejtuese të PD-së, a ju kanë inkurajuar?
Marrëdhënie shumë të mira me të gjithë.

Cfarë mendoni për deklaratën e Jozefina Topallit, ish-bashkëpunëtore e ngushtë e babait tuaj, e cila tha se nëse Sokol Olldashi do të ishte gjallë, PD-ja do të ishte ndryshe?
Mesa di unë, Jozefina Topalli ka qenë një nga mbështetëset e para, të themi e para të babait tim në PD. Dhe në i takon dikujt që të flasë për të politikisht është Jozefina, por deklarata e saj nuk ka asgjë për të bërë “scoop”.

Pse mendoni se nuk do të bënte diçka ndryshe?
Jo, jo, patjetër që do të ishte ndryshe, këtë nuk e diskutoj. Por fjala ndryshe nuk ka përse të përdoret tani për të krijuar “scoop” nga mediat. Ajo ka të gjithë të drejtën për ta përmendur politikisht, pasi ka qenë promovuesja e tij në PD, dhe deklarata e saj është shumë normale dhe nuk ka vend për t’u marrë dhe stërholluar. Fjala ndryshe, po patjetër që do të ishte ndryshe, por jo që të marrim tani fjalët e Jozefinës dhe ti përdorim politikisht.

Po, Astrit Patozi, Mesila Doda, Majlinda Bregu…?
Mesila Doda ka qenë mikesh e ngushtë e babait tim dhe është person i dashur për familjen tonë. Më ka inkurajuar. Me Patozin nuk kam pasur marrëdhënie direkte.

Me ish-kryeministrin Berisha?
Kam pasur takime rastësore në evenimentet e PD-së.

Cfarë mendoni se do të bënte ndryshe Sokol Olldashi nëse sot do të ishte gjallë?
Cdo kush është ndryshe nga dikush tjetër. Unë dhe ti nuk jemi njëlloj. Çfarë do bënte ndryshe nuk mund të spekuloj. Unë nuk mund të them diçka kur ai nuk është gjallë për t’u përgjigjur. Sidomos unë që jam djali i tij.

Tani me cfarë merreni?
Po vazhdoj masterin online për shkak të situatës së pandemisë dhe tani po angazhohem në fushatë. /Marrë nga abcnews.al



15 Comments

  1. Ca emri mban? Babai jot ishte duke q*r gruan e Celibashit naten qe vdiq, dhe ate karaputanen nuk e demaskuan se ishte motra e Fatmir Mediut! Ca emri mban, mua me del shpirti ne pune dhe enderroj te behem vetem 1 muaj prokuror se do ti fusja brenda te gjithe ata si Edi, Luli, Ahmetaj e cfare permban ky vend i dhjere plot me hajdute! Dhe nuk dal o klloun si ty te bej show po fillo pune e shtro kurrizin bythmut!

    1. Këta Qelibashët e paskan traditë tju shkërdhehen gratë se edhe vëllait të vogël Qelibash ja ka shkërdhyer gruan Lefter Koka kur ishte ministër mjedisi dhe e kishte vartëse drejtoreshë ligjore e ka qirë në hotel në Itali ku punoj unë prej vitesh dhe mezi shtyjmë jetesën kurse këta barbona shkërdhejnë gratë e njëri tjetrit.

  2. Karnavalet e shqiperise, ky bashke me hajdaren..Ikni se as familja juaj nuk ju voton me..Kujtoni se e keni Shqiperine prone..Tutje kokedhjamur..se do hane te gjithe Vazhdojme te paguajme Ramen prej dhjetra vitesh, sikurse kemi paguar nje idiot te korruptuar si yt ate!

  3. Ca eksperience dhe njohurish ke ti koketul o te qifsha robt o cuni ish hajdutit dhe trafikantit qe si gezoi dot ato qe vodhi.Vetem ne Albanistan ndodhin keto cudira ku del idioti dhe jep interviste a thua se i jati tij ishte George Bush apo Miteran. Mire ta tha ai me lart mbaro shkollen dhe puno apo do te futesh ne politike te ndjekesh rrugen e babait

  4. Po a e lexuat cfare tha ky cuni? A e lexuat? Apo vetem titullin.
    Ai tha qe do jem pjese e PD dhe nuk dua privilegje. Kaq.

    Rrace e ndyre militantesh jeni msu me mor neper goje te gjallet e te vdekmit.
    Te hidheni ne fyt per Sali Berishen komunist e sekretar i PPSH.
    Te hidheni ne fut per Lul Bashen kamarierin e Rinasit qe vazhdoi studimet me paret e Soros dhe qe e mori PD qyl, pa asnje kontribut. Rrini si muta karshi gjith atyre komunistave dhe spiunave qe i keni mu ne kupole te PD dhe sleni gjo pa thone per ket cunin dhe te jatin e vet qe filloi ne PD me pantallona te shkurtra.

    Po si mer dolen te gjithe spiuna, kurvare, hajdute…. te gjithe sapo vdesin apo largohen nga PD. Dhe kur qellojne e vine prape ne PD, e hani mutin qe keni dhi sic e bote per Pashkon, Hajdarin….. e deri te Xhosefina me Patozin

    1. ore shkerdhate, e kuptove me te vertete c’fare tha? E kuptove qe diskuton sikur dikush i ka borxh. Ore pis i olldashin e kuptove qe neser pretendon te marre shtetin se ja ka lene i jati qelbesire?

  5. Disa kontribute te Lulit.Minister transporti Rruga e Kombit.Minister i mbrendeshem Heqja e vizave.Minister i i jashtem Futja ne NATO

  6. Keta femijet e ketyre qe jane shkolluar me paret e fukarenjve zoti i denofte qofshin majtas apo djathtas pa meshir

  7. Rrofte rraca bythqiro pellazge qe grate i mbajne per shkembime eksperiencash dhe ky bolja i dhjamur trashegimtar i hipopoamit.

    1. Ka bere ndonje bacelor of arts, do me thene i kane dhene nja dy provime (letersi moderne e histori) per hater te parave..

  8. Nuk do të desha të komentoja se a kanë apo jo të drejtë të dy ish nënkryetarët e PD, Topalli apo Patozi por edhe e bija e Azem Hajdarit që i janë kundërvënë liderit të PD, Lulzim Bashës e prej tij janë vënë edhe kundër gjithë Partisë demokratike, sepse më shumë se për modive iedollogjike apo aftësishë, duket kjartazo se udhëhiqen nga motive ordinere egoiste personale se përse jo unë por Basha.
    Ajo që të tërheq vëmëndjen është këmbëngulja për ti promovuar publikisht nga makineria propogandistike e Ramës por edh të majtëve në përgjithësi.
    Është fakt se që të tre, i shohim që të thirren nga mediat që hapur janë bërë paterica të Ramës, për ti nxitur këta që të flasin kundër opozitës reale e liderit të saj.
    Edhe ky shkrim për të intriguar tek i biri i Olldashit, një djalë i ri 21 vjeçar, është dukshëm një tentativë për ta hedhur kundër Bashës. dhe është pjesë e kësaj strategjie të djallëzuar.
    Kam qeshur në një nga emisionet e fundit të Open të Top Channel, ku një gazetar i njohur për armiqësinë e tij ndaj së djathtës, njëfarë Dyrnjaje, që pasi i doli përkrah me zell Jozefinës, në përfundim të emisionit e mbylli me thënjen se Jozefinën e sulmon …………. “SHQUP-i”, siç e ka nofkëzuar Edvin Rama Partinë demokratike me stilin e tij harbut.
    Jozefina e mirpriti me një buzëqeshje falenderuese, ndonëse ka qenë nënkryetare e “SHQUP-it”, dhe kryetare e kuvendir e zgjedhur nga “SHQUP-i”.
    Më ka bërë gjithashtu përshtypje, se “e djathta” Jozefinë, e sulmon Bashën po me gënjeshtrat e Erion Velisë e Taulant Ballës se paska një kunat biznesmen, duke haruar se ajo vetë është marë me bizneset e saj, apo se paska katër vila, kur ajo ka pallate prona të saj.
    Jo vetëm Partia demolratike, por lider të opozitës Bashën e kanë zgjedhur 15 parti të djathta e të majta (përfshi edhe LSI) e në anën tjetër Topalli e Patozi kërkojnë me këmbëngulje , e me parti personale, e vënë si kusht që ti bashkohen opozitës , vetëm që të iki Basha, e të jenë këta në krye të saj.
    Jo po Basha “i tradhëtoi” zgjedhësit e PD sepse dorëzoi mandatet.
    Por u pa se pikërisht pasi opozita dorzoi mandatet, numuri i protestuesve në demostratat e 2019 u dyfishua.
    Në një pozicion akoma më qesharak si “opozitar”, , është vënë Patozi, pasi ky doli hapur me flamurin e pretendimit se si lider i ri i PD duhej të zgjidhej Olldashi e jo Basha e mandej doli me pretendimin që të bëheshin edhe njëherë zgjedhje në PD, me kusht që Basha të mos kandidojë ????????????.
    Në zgjedhjet lokale e bëri edhe më keq se e famëshmja “opozitë parlamentare” e nivelit të “kërpëratës”.
    U bë pjesë e maskaradës me zgjedhje njëpartiake që sëbashku me PS fituan vetëm 15% të votave të elektoratit.
    Ndërkaq në një emision të një “armiku” të PD, Alfred Lela me të cilin Rama u tall kur ai uli pantollonat për të treguar plagët e shkaktuara nga policia e Lleshit, kishte ftuar për të sulmuar PD, njëfarë Topollaj (ndër krerët e partisë së Patozit) , që hapur deklaroi se ka qenë me PD vetëm kur ishte fëmi.

  9. Ore ku djali për tani është modest.Nuk kërkon asgjë vetëm do japi.Të mbarojë shkollën dhe të shohim me çferë notash.Sa për atë ça ka bërë i jati është turp ti botosh ,sepse çka bërë i jati sduhet ti vuaj i biri.E sa për Bashën kamarier ,puna është nder.

  10. SA MA LARG POLITIKES KE PER TE RESPEKTU TE NDJERIN OLLDASHIN SE TJERET JA KAN HUMBUR NDERIN PRINDEVE UKA TEUTA RUGOVA DJALI I DEMAQIT I SALIUT E SHUM TE TJER RRESPEKT PER FAMILJEN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *