• |
ide | kryesore

FOTO/ Qëllohet me armë shqiptari në mes të Athinës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në sheshin Attiki të Athinës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.00 kur janë dëgjuar edhe të shtënat.

Shqiptari, emri të cilit nuk bëhet i ditur është dërguar me urgjencë në spital ndërsa nuk ka të dhëna për gjendjen e tij. Sipas medieve greke, më pas 2 persona në dukje emigrantë kanë kërcënuar me armë një taksi dhe me të janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Madje autorët kanë lënë edhe armën brenda në taksi. Policia ka marrë në pyetje shoferin e taksisë i cili thuhet se për shkak të tronditjes nuk ka qenë në gjendje të japë detaje të shumta. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *