• |
ide | kryesore

Grabitja e zyrave të OSHEE/Policia jep detajet, çfarë vodhi autori

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia ka dhënë detaje lidhur me grabitjen e një zyre të OSHEE në afërsi të Pazarit të Ri që u konstatua mëngjesin e sotëm. Uniformat blu informojnë se gjatë orëve të para të mëngjesit në  zyrën e OSHEE-së, një person ende i paidentifikuar ka vjedhur një shumë prej 2.000 lekësh.

Kanë qenë vetë punonjësit ata që kanë konstatuar grabitjen. Kur kanë shkuar për të nisur punën mëngjesin e sotëm, ata kanë vënë re se dera ka qenë e hapur dhe dyert e brendshme të thyera. Grupi hetimor po kryen veprimet në lidhje me ngjarjen për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *