• |
ide | kryesore

I dyshuar për atentatin me tritol në Kamëz, ‘i forti’ i Myslym Shyrit del sot para gjykatës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Gjergj Cukali



Ka nisur sot seanca gjyqësore për Gjergj Cukalin, i cili akuzohet se është porositës i atentatit me eksploziv në Kamëz ndaj Gjon Menës.

Cukali, i njohur ndryshe edhe si “i forti” i rrugës “Myslym Shyri” akuzohet për ‘vrasje me paramendim mbetur në tentativë’ dhe ‘shkatërrim prone me eksploziv’, njofton News 24.

Ndërkohë që dy personat e arrestuar, kushërinjtë Edmond dhe Enver Jakimi që akuzohen se kanë vendosur eksplozivin iu është komunikuar me herët masa e sigurisë. Ata u arrestuan 2 ditë pas ngjarjes, por kjo gjë u mbajt sekret derisa të arrestohej Cukali.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *