• |
ide | kryesore

Katy Perry siç nuk e kemi parë kurrë

-Instant, Paparazzi, Slider
Katy-Perry-iheartradio-awards-2017-billboard-1548.jpg



Nga veshjet ekstravagante skenike te një kanotierë e thjeshtë, nga performancat e çmendura te një shëtitje e qetë përkrah vogëlushes së saj. Jeta e ikonës së muzikës, Katy Perry duket se ka ndryshuar kaq shumë! Kjo e fundit u spikat teksa shëtiste të bijën 6-muajshe, Daisy-n. Së bashku me partnerin, Orlando Bloom, dyshja ka preferuar ta mbajë imazhin e fëmijës larg paparacëve, ndërkohë që fotografitë e mëposhtme janë të parat, ku këngëtarja shfaqet me bebushen. Nënë e bijë u panë duke shijuar rrezet e diellit në Hawaii, vend në të cilin ndodhen prej disa ditësh. Orlando ishte i pranishëm në sallën e lindjes, teksa në një intervistë për Jimmy Kimmel Live, këngëtarja tregoi se Bloom ishte tepër mbështetës.
“Ai ishte aty dhe ishte kaq i mrekullueshëm. Më mbante dorën dhe më shihte në sy”, rrëfeu Perry.

Po kështu ajo i rekomandoi çiftet e reja që të filmonin çastin e lindjes së fëmijës së tyre, siç ata bënë.

“Dashuria e tyre për njëri-tjetrin ka shkuar në një tjetër nivel që pas lindjes së vajzës”, rrëfeu një burim për Entertainment Tonight.

Dyshja u fejua në vitin 2019 dhe e kurorëzoi dashurinë këtë vit, në Japoni, në një ceremoni tepër të kufizuar për shkak të masave antiCovid-19. Orlando është baba edhe i një djali, Flynn-it, nga martesa me Miranda Kerr-in.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *