• |
ide | kryesore

Njoftimi i ambasadës amerikane: DASH nuk kërkon para për marrjen e vizës

-Instant, Lajme, Të fundit



Ambasada amerikane në Shqipëri, përmes një njoftimi në rrjete sociale, njofton qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve për marrje të vizës në këmbim të parave.

Në njoftim thuhet se vazhdimisht ka kontakte nga individë që kanë rënë pre e këtyre mashtrimeve. Më tej theksohet se mashtrimet ndodhin përmes faqeve interneti dhe emaile të rreme.

 “Mos harroni, Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kërkojë kurrë të transferoni para tek një individ apo organizatë tjetër për të marrë vizën tuaj. Informoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi!”, shkruhet ndër të tjera në njoftim.

“Ne kontaktohemi vazhdimisht nga individë që kanë rënë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa emaili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet paguar për të marrë një vizë. Mos harroni, Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kërkojë kurrë të transferoni para tek një individ apo organizatë tjetër për të marrë vizën tuaj. Informoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi!”, njofton ambasada amerikane.



1 Comment

  1. PO TE DONI JU I KAPNI MENJEHERE KETA “PIRATET KIBERNETIKE” PO ME DUKET SE KETO LEKE I MERRNI VETE DHE PASTAJ THONI MOS BINI PRE E MASHTRIMEVE! PSE NUK I DENONCONI FAQET E RREME NE INTERNET?!
    JENI BERE ME TE VERTETE SHUME TE NEVERITSHEM JU TE AMBASADES SE RRUGES SE ELBASANIT! POR SHPEJT EDHE JU ME SORROSIT DHE KILL GATES NE GUANTANAMO DO PERFUNDONI O MBETJE TOKSIKE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *