• |
ide | kryesore

Operacion i RENEA-s në Lezhë e Kurbin, 6 të arrestuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një i ri që dyshohet se do kryente një krim është arrestuar nga policia gjatë aksionit të djeshëm në Lezhë e Kurbin, të zhvilluar nga RENEA dhe policitë Kurbin e Lezhë.

Policia sekuestroi një pistoletë “Glock” dhe një palë targa të vjedhura gjatë operacionit, duke arrestuar shtetasin Can Kariçi, 30 vjeç.

Gjithashtu u shoqëruan 5 persona të tjerë për verifikim, me precedent të mëparshëm penalë.

Policia ka hyrë në disa biznese, hotele e lokale ku ka zhvilluar kontrolle të shumta për gjetjen e personave të inkriminuar dhe sendeve të paligjshme. Disa prej tyre shtrirë në tokë me duart e prangosura pas, ose të mbështetur pas murit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *