• |
ide | kryesore

Operacioni/ Eva Dumani dhe shqiptarët e tjerë të kampit Al-Hol do kthehen së shpejti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme ndodhen në Liban me misionin e nxjerrjes së shqiptarëve nga kampi i ferrit në AL Hol të Sirisë. Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Liban Marc Ghorayeb deklaroi se procesi i riatdhesimit të shqiptarëve që ndodhen në kapin e Sirisë pritet të përfundojë shumë shpejt.

Në një lidhje direkte për ABC, Ghorayeb u pyet edhe për fatin e Eva Dumanit, e cila nuk pranoi të kthehej disa muaj më parë bashkë me të vëllain Endrin. Konsulli u shpreh se situata e Evës vijon të jetë e vështirë, megjithatë ai tha se kanë kanale të fshehta komunikimi në kamp dhe shpreson që ta nxjerrin që aty.

“Kur gjetëm, Endri Dumanin po kërkonim edhe për atë dhe po përpiqemi ta rigjejmë. Është e vështirë sepse pjesa më e madhe e grave janë të mbuluara në fytyrë. I vetmi mjet identifikimi janë sytë. Kemi kanalet tona të komunikimit të fshehta në kamp. Kemi edhe bashkëpunëtorë nga ana siriane. Shpresojmë ta gjejmë. Shpresoj të ndryshojnë mendim dhe ta lejojnë të kthehet në Shqipëri.

Janë shumë vende në botë që po kërkojnë të kthejnë shtetasit e tyre. Jam shumë krenar për Shqipërinë. Kemi shumë mbështetje për t’i gjetur. Ne po kërkojmë pa pushim. Mund t’ju them se procesi mund të përfundojë shumë shumë shpejt dhe ata do të jenë në Shqipëri”, – tha konsulli.



8 Comments

  1. Femijet jane histori tjeter por burrat dhe grate e rritura nuk ka arsye te lejohen te kthehen. Ata jane tradhtare qe luftuan per nje komb tjeter, per nje organizate qe i deklaroi lufte Shqiperise. Grate gjithashtu nuk kane qene te pafajshme por jane perfshire ne mase ne vrasje dhe tortura te robinave te luftes.

  2. Keta jane luftetaret e demokracise
    keta do shpinin demokracine edhe neoliberalizmin ne siri
    prandaj duhen trajtuar ashtu sic jane veterane
    sa burre i mire eshte ai Asadi per te mos folur per putinin edhe hamasin e iranin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *