• |
ide | kryesore

Përse Kendall e fshehu kaq gjatë romancën

-Instant, Paparazzi, Slider



Mbrëmja e Shën Valentinit duket se e joshi modelen Kendall Jenner për të bërë publike romancën e saj.

Zyrtarisht, ylli i familjes Kardashian është në lidhje me basketbollistin Devin Booker. I shte vetë Kendall ajo që përmes një postimi në Instagram Story shpërndau një fotografi, teksa gjendej e përqafuar me lojtarin e NBA-së.

Jenner ka preferuar gjatë gjithë kësaj kohe ta mbajë jetën e saj private jashtë vëmendjes mediatike, por në fillim të shkurtit, një burim i afërt me të rrëfeu për “Entertainment Tonight”, se çfti është ende bashkë dhe se po marrëdhënia po funksionon.

Sipas të njëjtin burim, sekreti duket se është fakti që të dashuruarit po i marrin gjërat shtruar.

“Nuk kanë pritshmëri të larta dhe nuk janë zotuar në premtime të çmendura. Axhenda e Kendall-it është shumë e zënë dhe Devin e kupton këtë gjë fare mirë. Ajo është tepër individualiste në disa gjëra, i pëlqen të ketë hapësirën e saj dhe kohë me familjen dhe miqtë”.

Por në fakt nuk ka qenë vetëm kjo! Kendall ka pritur që familja e saj të japë “miratimin” përfundimtar për basketbollistin, para se ajo të bënte gjërat zyrtare me të.

Për modelen është tepër i rëndësishëm opinioni i familjes, ndaj ka dashur me patjetër që Booker t’i hyjë në zemër edhe personave të dashur të saj.

Ndaj ajo ka pritur kaq gjatë për të ndarë foton e shumëpritur me yllin e basketbollit, duke u kthyer menjëherë në çiftin më të komentuar të momentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *