• |
ide | kryesore

Rama për integrimin në BE: I kemi bërë detyrat tona

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama, ndodhet këtë të premte në Berat ku po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët. Gjatë bisedës me to, ai u ndal dhe tek integrimi i Shqipërisë në BE.

Sipas Ramës, shteti shqiptar i ka bërë të gjitha detyrat dhe tanimë i ka mbetur vendeve të BE të japin një vendim për çeljen e negociatave. Ai lajmëroi se pas disa ditësh do të ketë një takim me funksionarët në Bruksel, ku do të diskutohet pikërisht për këtë çështje.

“Procesi i integrimit ka dy faktorë, Shqipërinë dhe BE. Bashkimi Evropian është një bashkësi shtetet që janë faktorë të rëndësishëm për këtë proces. Duke u nisur nga vendimi i marrë nga Këshilli Evropian, çelja e negociatave është realizuar. Por hapja e negociatave formalisht është aprovimi i të gjitha shteteve. Këtu jemi në një fazë ku e kemi parë faktikisht që dinamikat e brendshme të BE dhe hallet e brendshme të një vendi, zgjedhjet e një vendi ndikojnë. Unë e kam thënë që pa u bërë zgjedhjet në Holandë, do të dëgjojmë shumë, por konferenca nuk do të ndodhi. Ka ndikuar dhe shumë pandemia, ka futur një agjendë në mes. Do të jem në Bruksel për pak ditë, do të kem një bashkëbisedim. Ne i kemi bërë detyrat tona. Pra është shumë e qartë. Nuk është një proces që ecën teknikisht, nuk varet vetëm nga ne, por nga shumë komponentë të tjerë. Ne të bëjmë tonat, për një arsye të thjeshtë. Ne nuk i bëjmë të na vlerësoj Holanda, ne i bëjmë sepse janë gjërat e duhura për shtetin tonë. Reforma në Drejtësi nuk behet se e duan amerikanët apo evropianët. Ata e duan sigurisht, por ne nuk e bëjmë sepse e duan ata, e bëjmë sepse i duhet shqiptarëve, i duhet këtyre të rinjve, atyre që janë fare të vegjël. Kështu në të gjitha drejtimet. Çdo reformë që lidhet me BE është padiskutkim në të mirën e vendit tonë. Puna është të ngremë Evropën këtu dhe a bëjmë Shqipërinë një shtet që vepron si një shtet evropian”, u shpreh kryeministri.



5 Comments

  1. Thuaji miletit o kurve qe ne kemi hyre ne BE qe marsin e vitit te shkuar . Genje perseri o putan e bir putane .
    eshte e dhjeta here qe kemi hyre e kemi dale nga BE sipas propagandes tende te ndyre o kurve . Propagando kurvllikun dhe uljen e brekeve dhe sha burrerine dhe zgjuarsine .

  2. Mesa duket i ke bere keq detyrat..Leqe ku merr vesh ti nga shkolla…Shkollen per ty e ka marre “Barba Pilo” e Babai ne Komitetin Qendror te Partise se Punes!

  3. O PALLOSH hape shampanjen dekorove ambasadoret se kemi hyr ne B E perdor mall tjeter se u bere gaz i botes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *