• |
ide | kryesore

Shqipëri/ 916 raste pozitive me COVID-19 dhe 20 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Arkiva



916 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 20 persona kanë ndërruar jetë.

“Ju informojmë mbi situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:
Në 24 orët e fundit janë kryer 3689 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 916 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 445 raste në Tiranë, 44 raste në Vlorë, 35 raste në Fier, Kavajë, 30 raste në Durrës, 25 raste në Shkodër, 22 raste në Elbasan, 21 raste në Kukës, Berat, Sarandë, 20 raste në Gjirokastër, 18 raste në Lezhë, 16 raste në Lushnje, 15 raste në Tepelenë, 12 raste në Kamëz, 11 raste në Kurbin, Peqin, 10 raste në Kuçovë, 9 raste në Mallakastër, 7 raste në Mat, Bulqizë, 6 raste në Korçë, Malësi e Madhe, 5 raste në Krujë, Mirditë, Pogradec, 4 raste në Has, Delvinë, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kolonjë, Gramsh, 3 raste në Devoll, Rrogozhinë, Shijak, Skrapar, Vorë, 2 raste në Përmet, Ura Vajgurore, Dibër, Cërrik, 1 rast në Tropojë, Librazhd, Belsh, Prrenjas, Memaliaj, Maliq, Patos.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 849 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 68,007 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 625 pacientë, 46 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 20 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Kurbini, 2 qytetarë nga Saranda, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, të moshave 56-76 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”, njofton ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Statistika (26 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 916
Të shëruar në 24 orë 849
Të shtruar në spitale 625
Humbje jete në 24 orë 20
Testime ditore 3689

Testime totale 459,023

Raste pozitive 105,229
Raste të shëruara 68,007
Raste Aktive 35,466
Humbje jete 1,756

 

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22643
Fier 2651
Durrës 1673
Vlorë 1791
Shkodër 1363
Gjirokastër 1028
Berat 957
Korçë 903
Elbasan 887
Lezhë 846
Dibër 371
Kukës 353



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *