• |
ide | kryesore

Zjarr në banesë, flakët përfshijnë katin e shtatë të një pallati

-Instant, Lajme, Të fundit



Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Zjarri ka përfshirë banesën në katin e 7-të të pallatit.  Në vendngjarje kanë shkuar 4 automjete zjarrfikëse dhe policia. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar pasi banorët janë evakuuar. Shkaqet janë ende të paqarta.

Sipas informacioneve nga forcat zjarrfikëse, zjarri dyshohet të ketë nisur në shkallët e pallatit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *