• |
ide | kryesore

Basha prezanton programin për energjinë: Do të bëjmë liberalizimin e vërtetë të tregut

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me përfaqësues të Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme, shpjegoi planin e tij për energjinë, i cili pritet të aplikohet pas fitimit të zgjedhjeve në 25 prill. Kryedemokrati theksoi se sektori i energjisë do të jetë prioritet duke bërë të mundur eliminimin e taksës prej 240 lekë të vjetra të vendosur nga Rama dhe duke bërë liberalizimin e vërtetë të tregut. Basha tha se deri më tani kanë përfituar vetëm një grusht të korruptuarish, ndërsa me qeverinë e re ky sektor do të jetë një nga levat e realizimit të objektivit për 110 mijë vende të reja pune.
Lideri demokrat përmendi gjithashtu uljen e çmimit të karburantit teksa premtoi ulje të normës së tatim fitimit nga 15% në 9%, sigurimeve shoqërore në 18%.

“Si rezultat i mungesës totale nga ana e qeverisë ne kemi humbur mundësi të jashtëzakonshme për të investuar, për të përqafuar avancimin e teknologjisë dhe kush ka humbur, keni humbur ju, sektori juaj dhe investitorët. Ka humbur shteti miliona, kush ka përfituar një grusht të korruptuarish. Për ta thjeshtuar diskutimin deri më sot kemi një situate ku kemi mbijetuar krijuar, punësuar dhe paguar dhe nga xhepat tuaj me një qeveri armiqësore ndaj biznesit, ne do t’ju shohim si aleatë që së bashku ta zhvillojmë këtë sektor për ta bërë Shqipërinë më të pastër dhe energjinë me pak të kushtueshme. Do na bashkojë misioni, me qeverinë time do më keni aleat me një kërkesë të vetme ndaj jush të jemi aleatët e mi, dhe të qeverisë së ardhshme. Sektori i energjisë elektrike për ne është kyç dhe prioritet dhe do të mbështetet në politika të qarta, do të bëjmë liberalizimin e vërtetë të tregut, duke filluar me mirëadministrimin, duke krijuar një mjedis të qëndrueshëm dhe miqësor për ju dhe investitorët tuaj dhe të brendshëm. Duke respektuar kontrata e nënshkruara me përfitime reciproke për biznesin dhe duke nxitur fuqimisht investimet e huaja. Këtë promovim do ta bëjmë dhe me politikat subvencionuese me politikat e BE-së.”,u shpreh Basha.



3 Comments

  1. Mjeku shkruan gjithashtu se ata që na mbajtën në komunizëm për 45 vite nuk ndryshuan si me magji në fillim të viteve ’90 dhe se janë të njëjtit edhe sot.

    “Mos mendoni se “ish-brekëgrisurit” e djeshëm, u fisnikëruan pas zgjedhjeve të para pluraliste të 31 Marsit 1991”, shkruan Kalo.E provoje salihu por e pame të gjithe ne cfare kolapsi e futi shtetin dhe vendin,milionat e cez i futen ne xhep salihu dhe iliri

  2. Populli<300 mije shqiptare jane larguar.
    Rilindja<Sala.Luli.Sala.Luli.
    Populli<Jane rritur cmimet e ushqimeve, uji, dritat dhe bileta autobuzit.
    Rilindja<Sala.Luli.Sala.Luli.
    Populli<Gardisti 21 janarit kryetar Bashkie ne Mat.
    Rilindja<Sala.Luli.Sala.Luli.
    Populli<20 milion euro 1 km rruge.
    Rilindja<Sala.Luli.Sala.Luli.
    Populli<Shqiperia po jepet me koncesion dhe ppp.
    Rilindja<Sala.Luli.Sala.Luli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *