• |
ide | kryesore

Covid, deputeti socialist njofton ndarjen nga jeta të nënës

-Instant, Arkiva, Lajme



COVID-19 i ka marrë jetën nënës së deputetit socialist Besnik Baraj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti përmes një postimi në rrjete sociale. Ai shkruan se para se COVID-i të futej në shtëpinë e tij nuk mendonte si aktualisht, ndaj u kërkoi të gjithëve që të bëjnë kujdes maksimal për të mbrojtur të moshuarit.

“Netëve, tek rrija pranë nënës, ku sasia e oksigjenit varionte nga 50% në 90%, e dëgjoja tek rënkonte: “Oh nëna ime!’’ Për të ishte ende e gjallë nëna e saj!!! Sot unë e humba nënën time, por duket nëna vdes kur vdesin dhe fëmijët e saj. Edhe unë përjetë do e kem në mendje dhe zemër, aq më tepër, kur ruaj kujtime të mrekullueshme, kur edhe në qortime ishte aq e ëmbël, kur nuk e ngriti zërin kurrë me asnjërin prej fëmijëve. Ishte ajo që krijoi një familje harmonike ku dhe mbolli shumë dashuri. Përjetë mirenjohës për gjithcka që na edukoi e mësoi!!!! Sot, shumë miq e të afërm më kanë qortuar që nuk i lajmërova për t’i bërë nderimet e fundit. Në kushtet ku Covidi po merr jetë njerëzish, madje edhe të rinj në moshë, e pamë me vend të kufizohemi vetëm në rrethin e ngushtë familjar. Para se Covidi të futej në shtëpinë tonë, kurrë nuk mendoja si sot. Më besoni miq, vlerësojeni dhe përpiquni të izoloni maksimalisht të moshuarit, përndryshe do pendoheni dhe do humbisni të dashurit tuaj…. Është një cmim që nuk ja uroj askujt!!!!!! Ju falenderoj të gjithëve për dashamirësinë e treguar, për mesazhet tuaja. Uroj të keni vetëm mbarësi në familjet tuaja” shkruan deputeti socialist.



2 Comments

  1. Cfare lajmi eshte ky se vdiq nena e Bares, babai i Valentina Leskaj etj C’pune ka publiku qe kjo ndodhi

    familjare private te behet e njohur per publikun . Po ata mijera prinder qe iken nga kjo jete si pasoje

    e Covidit shpesh here pa mundur as te kurohen, shpesh here pa pasur femijet prane . shpesh duke

    rene pre e Tireve qe pasi i ropen ua moren dhe shpirtin duke i lene te vdesin urie. Ata njerez te

    thjeshte e punetore jetojne , punojne e vdesin ne heshtje, kurse keta bejne lajm edhe kur vjedhin

    edhe kur firmosin per te fut ne burg dhjetera mijera njerez per fatrura 30 mijelekshe, edhe kur u

    vene kryqin shtepive te banimit per ti prishur, edhe kur duan te trasferojne ne firma ofshore miliarda

    leke si rasti i Unazes se re, edhe ku vjedhin zgjedhjet, bile edhe kur hane biftek 1000 eurosh ne Dubai

    apo flene ne carcafe 900 ero ne bacelone, apo kur bejne operacione plastike. A i keni vene re depudetet

    PS-se qe duken te gjitha me te reja se kur kane hyre ne politike, sikur ato jane perendesha dhe nuk

    plaken asnjehere

    1. Po pastaj, kujt i behet vone se paska shkur ne te semes, e jema e ketij mashkulli me ze femeror?!
      Pyeteni pak se cfare morri me vete nga kjo dynja?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *