• |
ide | kryesore

Daçiç për ndërkombëtarët: Mos të provojnë t’i sjellin Serbisë “non-paper” lidhur me Kosovën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Me rastin e vizitës së paralajmëruar në Beograd dhe Prishtinë të ndërmjetësit evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Zv.ndihmës Sekretarit Amerikan të shtetit për Evropën Matthew Palmer, kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, tha se është reale të pritet që BE dhe SHBA do të veprojnë bashkarisht në Ballkanin Perëndimor, sepse sipas tij ka ndryshuar qasja e tyre.

Daçiç duke folur në “TV Pink”, tha se pret presion të ashpër në lidhje me çështjen e Kosovës, por vuri në dukje se, megjithatë situata në terren është e ndryshme tani dhe se Serbia nuk është më në një situatë “vetëm të dëgjojë dhe të shohë se si reagojnë fuqitë e mëdha”.

“Presioni do të rritet, por gjithçka varet nga udhëheqja politike që është në Beograd dhe ne nuk do të pranojmë të shantazhohemi. Nëse dikush planifikon të sjellë një ‘non-paper’ në Serbi, le të mos humbasin kohë”, tha Daçiç.

Ai vuri në dukje qëndrimin e përsëritur të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se Serbia dëshiron kompromis dhe marrëveshje, por nuk pranon kurrfarë shantazhe që do të nënkuptonte njohjen e Kosovës.

“Ne gjithmonë kemi qenë për dialog, nuk kemi qenë kurrë në favor të nënshkrimit të diçkaje, e që pastaj të mos e zbatojmë, siç ka bërë Prishtina. Do të ketë presion të rëndë, por nëse dikush dëshiron marrëdhënie korrekte, ne jemi këtu”, tha Daçiç.

I pyetur nëse ‘non paper’ mund të jetë rezultat i vizitave të paralajmëruara të Lajçakut dhe Palmer-it, Daçiç tha se ato vizita mund të arsyetohen me zgjedhjet që u zhvilluan në Kosovë dhe për të parë se si do të jetë situata kur bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut, por që më shumë se kaq nuk mund të pritet sepse, siç tha ai, qeveria e Kosovës nuk është formuar ende.

“Ajo qeveri do të jetë shumë ekstreme, ata refuzuan çdo dialog, nuk është asgjë optimiste tani në kuptimin se pala shqiptare është e pafajshme dhe se dikush e sheh fajtorin tek ne, kjo nuk është më ashtu”, tha Daçiç.



2 Comments

  1. Pirdh or Daco pirdh.
    Vetem pordhet ju kane mbetur.
    Avash avash do t’futeni n’vathe edhe ju!
    T’ju rroje Rusia e Franca e proletkareve!!!

  2. Politika serbe eshte e semure. Le ta sherojne kushdo qe deshiron. Kosova te shohi perpara e te mos meret me te semuret e Ballkanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *