• |
ide | kryesore

Deklaratat/ Albin Kurti në kurthin e Jeruzalemit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Ndonëse e kundërshtoi me gjithë çfarë pati në dorë, marrëveshja mes Vuçiçit dhe Avdulla Hotit, do të jetë një patate e nxehtë për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti. Sidomos pika ku Kosova njihet nga Izraeli me kushtin që selinë e saj diplomatike ta zhvendosë në Jeruzalem, të cilin e njohin si kryeqytet të shtetit hebre, vetëm SHBA dhe Guatemala.


Wall Street Journal: Marrëveshja Kosovë-Serbi është historike


Kjo lëvizje, e cila u kërkua nga ish presidenti Trump për qëllimet e tij të pastra elektorale në tentativë për të joshur lobet çifute të amerikës, është pritur shumë keq nga vendet arabe, që rrefuzojnë ta njohin tokën e tyre të shenjtë, si kryeqendrën e një shteti jo musliman si dhe nga BE e cila konsideron se njohja e Jeruzalemit si kryeqytet, minon zgjodhjen izraelito palestineze me dy shtete.

I gjendur sanduiç mes këtyre dy dilemave, Albin Kurti duhet të zgjedhë. Dhe kjo dilemë është shfaqur ende pa marrë detyrën përmes dy letrave të urimit që ai ka marrë.

Në këto mesazhe për fitoren e zgjedhjeve të 14 shkurtit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë qëndrime diametralisht të kundërta nga kryeministri izraelit dhe presidenti turk lidhur me çështjen e hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Në fillim të shkurtit Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike, bazuar në marrëveshjen e arritur më 4 shtator në Washington. Sipas kësaj marrëveshje, Kosova do të hapë ambasadën e vet në Izrael në qytetin e Jerusalemit.

E në letrën e urimit për fitoren e zgjedhjeve të 14 shkurtit, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu e ka ftuar Kurtin në Jerusalem në inaugurimin e ambasadës së Kosovës.

E vlerësoj si shumë të rëndësishëm vendimin e Kosovës për të hapur Ambasadën në Jerusalem dhe iu pres në Izrael për inaugurimin e saj”, ka shkruar ndër të tjera Netanyahu, në letrën që ia kishte dërguar Kurtit më 17 shkurt.

Në anën tjetër, në një letër urimi nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i është kërkuar që të shmangë marrëveshjen për hapjen e ambasadës në qytetin të cilin për kryeqytet e kërkojnë Izraeli dhe palestinezët.

“Edhe gjatë periudhës së ardhshme, Turqia, sikurse përherë, do të jetë në mbështetje të popullit të Kosovës. Për më tepër, jam gëzuar gjithashtu kur mësova për qëndrimin e partisë suaj që, nëse vjen në pushtet, do ta rishikojë angazhimin e Kosovës për hapjen e Ambasadës në Jerusalem. Jam i mendimit se do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, që mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”, ka thënë Erdogani në letrën e tij.

Ambasadë në Jeruzalem, Palestina reagon kundër Kosovës dhe Serbisë

Deri më tani BE është kundër këtij bapi, ndërsa administrata Biden ndonëse e konsideron një gabim nismën e Trump ka thënë se nukndo ta tërheqë ambasadën e saj tashmë të vendosur në Jeruzalem.

©Lapsi.al

16 Comments

    1. Shpresoj qe Kurti te shkoje nr Izrael e te marre pjese ne hapjen e ambasades. Mbeshtetja e Izraelit eshte me rendesi jetike.

  1. Opozita çuditet kur publiku thotë që qeveria ka përballuar mirë tërmetin dhe ka menaxhuar me aq sa ka mundur pandeminë.

    Opozita çuditet që populli shqiptar nuk mendon si Sali Berisha, që numëron vetëm të vdekurit, apo si Tritan Shehu që kërkon ato masa që ndihmojnë biznesin e tij në mjekësi.

    Opozita çuditet kur shikon se populli shqiptar nuk mendon si Lulzim Basha për ekonominë, apo nuk mendon si Ilir Meta për reformën në drejtësi.

    Dhe ky është problemi real i tyre, pasi ata kanë krijuar një realitet virtual të tyre, dhe jetojnë me gënjeshtart e tyre, duke e marrë popullin për budalla.

    Një opozitë që shpreson të fitojë vetëm se në Shqipëri ka rënë tërmet dhe pandemia, është një opozitë që e konsideron shoqërinë si një masë injorante, që mund të besojë se tërmetin dhe pandeminë i solli Edi Rama.

  2. @ ipaemer 21:23 . Ky trap s’do t’ja dije per permbajten e artikujve qe komenton. Edhe aty ku flitet per Kosoven loqja vazhton me agjtacionin e Ram rrumpalles. Lidheni idiotin e ka marre rruget.

  3. Pse është kurth?

    Administrata e re SHBA do mbaj linjën e administratës së mëparshme, pra që është projekt i mirëmenduar prej vitesh. Ndërsa europianet janë si kurvat, e dredhin mbas të fortit. Siç bënë me vaksinat ruse dhe kineze, kur panë që ska gjë nga SHBA filluan ti marrin në konsideratë. Dhe siç bënë me Kinën për Wuhanin.
    Të njëjtën gjë do bëjnë dhe me Izraelin, për momentin kanë frikën mos mërzitet Irani pasi është i vetmi shtet i lindjes së mesme që ka probleme aty. Turqia është duke bërë retorikë për të rritur popullaritetin e Erdoganit në atë rajon. Ndërsa shtetet e tjera arabe e njohën dhe krijuan marrdhënie diplomatike me Izraelin duke e ditur që do e zhvendoste kryeqytetin.

    Përse duhet Shqiptarët të mbajnë anën e palestinezëve kur ato nuk i mbështesin realisht as vendet arabe aty rrotull?
    Pa harruar që palestinezet nuk mbajnë anën e Kosovës por të Serbisë, dhe gjithashtu investimet direkte ekonomike që kanë bërë Turqia dhe Irani në Beograd dhe jo vetëm.

    Sa për Erdoganin, influenca e tij shtrihet vetëm në Azerbajxhan, çerekun e Libisë dhe pjesërisht në Shqipëri e Maqedoni.

    Albini duhet të shkojë aty dhe të kërkojë që dhe Vuçiçi të jetë prezent te ambasada tij si dy shtete të pavarura sovrane që inagurojnë ambasadat e tyre në një superfuqi si Izraeli.

  4. Harrojnë që janë një faturë tragjike, të puthitur njëri pas tjetrit nën presionit të së ardhmes, për t’u lënë në harresë. Dua të ndaj një rast, nuk mendoj se ata janë demokrat, janë njerëz që për 30 vite i janë turrur çdo kazani.

    Ky është fundi i shpresave, të votosh PD merr Monën, Dulen, Idrizin, Nokën, Dukën, i kuptoj si ndihen në PD, ka me siguri shumë burra e gra që kanë bërë 8 vjet fushatë kundër tyre, kanë besuar se PD do pastrohej nga servilët e shushunjat”

    1. O trimi i kuq !
      Ke përmendur medemek me tallje emrat e disa politikanëve të opozitës e PD.
      Di të më thuash se cilli nga këto që ke përmendur, është kapur nga ligji i dekriminalizimit se ka qenë denuar nga gjakatat europiane për vrasje, trafik droge e prostitucioni ?
      Cili nga këto ka dalë në përgjimet e publikuara nga Zëri i Amerikës e Bild duke komunikuar me grupet e trafikantëve apo oficerët e policisë për të vjedhur apo blerë vota ?
      Nuk po i hyj që të shkruaj këtu listën e kësaj kategorie që të gjithë i përkasin partisë socialiste, që nga shefat e saj.

  5. Kur ishim të vegjël dhe hidhëroheshim me ndonjë shok, i pyesnim shokët tjerë se me cilin do të jenë?!
    Këta të dy, pra Netanyahu dhe Erdogani, e bëjnë të njejtën gjë, secili për llogari të vet, ndërkohë që mes vete shumë mirë i kanë punët, pavarësisht se duan të duken se, gjoja janë në konflikt!!!!-Kësaj pune i thonë luajnë ko.e.

  6. Kur ishim të vegjël dhe hidhëroheshim me ndonjë shok, i pyesnim shokët tjerë se me cilin do të jenë?!
    Këta të dy, pra Netanyahu dhe Erdogani, e bëjnë të njejtën gjë, secili për llogari të vet, ndërkohë që mes vete shumë mirë i kanë punët, pavarësisht se duan të duken se, gjoja janë në konflikt!!!!-Kësaj pune i thonë luajnë ko.e.
    Erdoganit t’i thuhet në mënyrë diplomatike, gjersa Turqia investimet më të mëdha i bën në Serbi, ndërsa Kosovën dhe Shqipërinë i mjelë.

  7. E kujt I plasi per Ram rrumpallen per Tao pallen per Elisa spiropallen dhe per te gjith kurvo pallet erilindjes bashke me ty qe nuk lindh asgje ne komente vaj shtepia note per ty o I pa emer I ores 21.23

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu