• |
ide | kryesore

Dikush nga mazhoranca i bëri presion? Paloka flet për dorëheqjen e Bamir Topit nga FRD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Si një nga negociatorët me aleatët e koalicionit opozitar, Edi Paloka u pyet në emisionin “Kjo Javë” në News24 edhe për rastin e Bamir Topit, i cili dha befas dorëheqjen nga drejtimi i partisë, edhe pse kishte negociuar vetë me kryedemokratin Basha për të qenë në të njëjtin bosht, kundër PS.

“Zoti Topi nuk është se ka qenë jashtë negociatave, kontaktet filluan mes tij dhe Bashës disa muaj më parë. Di që nuk ndryshoi asgjë nga marrëveshja e nënshkruar nga negociatori i fillimit zoti Topi me PD. Nuk e di cia ka qenë arsyeja e dorëheqjes. Dikush i bëri presion? Unë nuk mund të flas për këtë, nuk e di arsyen konkrete pse ai e mori këtë vendim. Ne dimë që FRD është pjesë e 14 partive të koalicionit që kanë qëllim fitoren e zgjedhje, që të ndryshojmë këtë realitet”,- tha Paloka.

Në lidhje me postet që do të marrin aleatët në rast se opozita e bashkuar fiton zgjedhjet, Paloka u shpreh se gjithçka do ndahet në bazë të votave të mbledhura prej tyre.

“Postet pas zgjedhjeve ndahen në bazë të votave të marra, nëse do kenë aq vota sa të marrin ministër ata duhet ta marrin”,- shtoi ai.



14 Comments

    1. Shko edhe ti si Spiropali e hiqja bojën e zezë nga goja Ramës që i hodhi Paloka, pas imitimit si rrugaç.

  1. Asnje nuk I ka bere presion Topic,pse nuk thua te verteten qe Sali Shehu, nenkryetari I Frd,ka firmosur marreveshjen pa miratimin e Baker Topit.Kjo eshte arsyeja pse ai dha doreheqje. Ok

  2. i bene nje oferte qe smund ta refuzonte per tej shakase sido te jete puna del robi sqarohet po topi as te qi as te leshon

  3. Opozita çuditet kur publiku thotë që qeveria ka përballuar mirë tërmetin dhe ka menaxhuar me aq sa ka mundur pandeminë.

    Opozita çuditet që populli shqiptar nuk mendon si Sali Berisha, që numëron vetëm të vdekurit, apo si Tritan Shehu që kërkon ato masa që ndihmojnë biznesin e tij në mjekësi.

    Opozita çuditet kur shikon se populli shqiptar nuk mendon si Lulzim Basha për ekonominë, apo nuk mendon si Ilir Meta për reformën në drejtësi.

    Dhe ky është problemi real i tyre, pasi ata kanë krijuar një realitet virtual të tyre, dhe jetojnë me gënjeshtart e tyre, duke e marrë popullin për budalla.

    Një opozitë që shpreson të fitojë vetëm se në Shqipëri ka rënë tërmet dhe pandemia, është një opozitë që e konsideron shoqërinë si një masë injorante, që mund të besojë se tërmetin dhe pandeminë i solli Edi Rama.paloka kujton si veten qe vjen nga familje komunistesh,topi eshte dere e madhe ne Tirone,o loqja e majte e salihut o paloke

  4. Topi presionin e pare e mori nga emisioni Arena te Ora News pasi kishte ftuar nje grup burrash kurva, po nfa ato te shemtuarit fare. I benin qejfin njeri tjetrit sigurisht. Hila tha qe FRD nuk firmos mareveshje sepse Topi ka njerez ne instanca te larta te qeverisjes. Dukej si i porositur posaçerisht ta thote kete.
    Ne mesnate u firmos marrveshja me PD dhe ne 9 te mengjesit Topi u largua nga funksionet ne partine e tij. Sigurisht rilindja u ndje e kercenuar dhe ia percolli mesazhin ne kohe.

  5. Presioni me i madh qe mund ti behet Topit eshte se nuk lejohet te sherbehet tava e dheut dhe fergesa ne kuader te luftes kunder cov- 19.
    Ai nuk jeton dot pa to.

  6. O gamor hajdut dymetrosh mos vish mo xhupa me siglen e Juves se na more ne qafe,I lame lejet ne baste o qelbesire

  7. E mer Ed Paloka. Kur te tjeret mbajshin rradhe me tallona ne dore, ti vishje xhinsa dhe beje xhiro me motorin qe te solli babi. Ne ’90 u gdhive antikomunist dhe ne 2020 u betove qe do lije politiken po qe se do beheshin zgjedhjet. 31vjet me vone, prape ne kupole te PDs.

    Kaq per Ed Paloqen dhe PDn qe do sjelli ndryshim.

    1. Shih portretin e Palokës që duket 20 vjet më i ri se sa është e shiko protretin e Ramës që duket 2o vite më i vjetër, ndonëse janë të një moshe.
      Shpirtligësia ta transformon edhe surratin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *