• |
ide | kryesore

Fansat e Billie Eilish po akuzojnë ish-in e këngëtares për këtë arsye

-Instant, Paparazzi, Slider

Dokumentari i ri për këngëtaren e “Bad Guy” u publikua këtë javë, dhe detajon marrëdhënien e saj të mëparshme me Brandon Quention Adams.
Adams, i cili mban emrin “Q” dhe interpreton nën emrin e artit “7: AMP”, u takua me Eilish në një nga koncertet e saj në 2018-ën kur ajo ishte 16 vjeç dhe ai ishte 22.


Për shkak të diferencës së moshës pesë vjet e gjysmë midis çiftit dhe faktit që Eilish ishte vetëm 16 vjeç (e mitur), fansat e këngëtares po e akuzojnë Q për *grooming.


Grooming* – i referohet ndërtimit të një marrëdhënieje emocionale me një fëmijë apo të ri, për ta manipuluar, shfrytëzuar dhe abuzuar me të”, sipas Shoqatës Kombëtare për Parandalimin e Mizorisë ndaj Fëmijëve (National Society for the Prevention of Cruelty to Children).

Çifti thuhet se u nda në 2019-ën, pasi Q nuk arriti ta mbështeste Eilish në performancën e saj në “Coachella 2019”.

Dokumentari tregon Eilish që diskuton për marrëdhënien e saj me një mike dhe i shpjegon se Q kishte thyer dorën pasi kishte grushtuar një mur dhe se ajo po përpiqej ta bënte atë të shkonte në terapi, raporton Insider.

Menjëherë pas kësaj, dyshja u nda – diçka për të cilën të dy ishin dakord, sepse “nuk donin të njëjtat gjëra”.

Që kur u transmetua dokumentari, njerëzit kanë diskutuar marrëdhënien e çiftit dhe s’kanë shumë fjalë të mira për Q-në.

Një person shkroi:

“S’do flasë njeri për faktin që Billie u lidh me një 22-vjeçar, kur ajo ishte 16 vjeç?”
Dikush tjetër u shpreh:

“Jam e vetmja që mendoj se Billie u abuzua nga i dashuri i saj?! Ajo ishte 16 dhe ai 22 kur filluan të dilnin.”
Pjesa tjetër ishte thuajse në të njëjtin mendim: Sa mirë që një marrëdhënie e tillë kishte marrë fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu