• |
ide | kryesore

Hetimet për vrasjen mafioze në mes të Tiranës, autori rreth moshës 30 vjeç

Arkiva, Lajme, Të fundit

Kur kanë kaluar dy ditë nga ngjarja e rëndë e ekzekutimit në qendër të kryeqytetit të 66 vjecarit Behar Sofia, Prokuroria dhe policia nuk kanë ende ndonje emër të dyshuari, madje nuk ka as të qartë motivin e krimit të rëndë.
Pamjet filmike të kamerave të sigurisë të lokalit ku 66 vjeçari ka pirë kafen e mëngjesit, si dhe ato në vendin ku ka ndodhur krimi, kanë fiksuar autorin, por maskimi i tij me maskë antikovid, syze dhe kapuç në kokë e bën të paidentifikueshëm.
Ekspertët po mundohen të krijojnë një identikit nisur nga parametrat trupore të ekzekutorit, i cili mendohet se është mbi 30 vjeç, ndërsa është e vështrirë të identifikohen tiparet e fytyrës për të cilat është kujdesur t’i fshehe.
Atentatori ka përdorur biçikletë për t’u larguar nga vendgjarja, por dyshohet se ai ka qenë në dijeni të levizjeve të viktimës dhe sipas hetuesve duhet te kete patur edhe te tjere bashkëpunëtor që e kanë sinjalizuar.


Viktima është qëlluar me dy plumba, një prej te cilave e ka kapur në kofshë duke dëmtuar aortën kryesore, që i ka shkaktuar humbje të nje sasie të madhe që ka sjelle si pasoje vdekjen.


Fillimisht u mendua se arma ka qënë me silenciator por ekspertët nuk perjasjtiojnë e nje pistolete TT të vjeter e cila nuk ka shkatuar shumë zhurmë.
Zbardhjen e ngjarjes nuk e kanë ndihmuar as dëshmia e parë e fëmiljarëve të cilët kanë pohuar se nuk kanë qënë në dijeni të ndonjë konflikti, nderkohe që në celularin e viktimës nuk është gjetur ndonjë thirrje e dyshimte apo mesazh që perjashton mundësinë se 66 vjeçari te jetë nxjerrë nga dikush./ora news

1 Comment

  1. Është thënë këto dite se ky trafikant i vrarë, ka pasur lidhje të forta me politikanë e oficerë të policisë.
    Mjafton që SPAK të marë kamerat pranë lokaleve të tij e të shoh se cilët kanë qenë klientët më të shpeshtë, që ti thërrasë e të marë prej tyre të dhëna për objektin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu