• |
ide | kryesore

Kastrioti ‘mikpritës’, Apolonia merr pikë në transfertë

-Instant, Sport



Kastrioti i ndeshjeve të fundit nuk ngjan fare me skuadrën agresive të dy fazave të para të kampionatit e tashmë edhe Apolonia i gëzohet një pike në barazimin 0-0 në Kamëz përballë skuadrës së Ndreut. Ndoshta për faktin se tashmë kanë një siguri në zonën e shpëtimit, por kritanët duhet të bëjnë kujdes nga rikthimi i Bylis e nëse vazhdojnë kështu shpejt do ta shohin renditjen të komplikohet.

Një barazim pa emocione e gola mes Kastriotit dhe Apolonisë, që i shkon për shtat më tepër fierakëve, të cilët në pjesën e dytë iu afruan edhe golit të avantazhit me anë të Krasniqit, por tentativa e tij u ndal në shtyllën e djathtë pingule. Krutanët ishin më kërkues, duke e dominuar lojën, por në të gjitha rastet gabuan përpara portës së fierakëve.

Me barazimin e sotëm, Kastrioti u ngjit në kuotën e 25 pikëve, duke u konsoliduar në vendin e 7-të, ndërkohë Aponia shkon në kuotën e 14 pikëve, 4 më pak se Bylisi i vendit të 8-të.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *