• |
ide | kryesore

Prapaskena e Lautaro Martinez: “Po përfundoja tek Barcelona, tani do bëj tatu titullin”

-Instant, Sport



Lautaro Martinez ka rrëfyer atë që mund të kishte ndodhur e atë që mund të ndodhë: “E vërtetë: rruga ishte ajo që do të më çonte në Barcelonë, vitin e kaluar ata po punonin në këtë drejtim, por nuk e di ta them sa afër ishin blaugranat. Por ajo është e kaluara, tani do të rinovoj me Interin dhe e shoh veten në Milano për shumë vite. Njoftimi zyrtar do të vijë në kohën e duhur, ndërkohë po mendoj vetëm të luaj “.

Duke luajtur e mundësisht duke fituar: “Pas eliminimit nga Champions League, grupi bëri një pakt me trajnerin. Në Appiano ne thamë se na kishte mbetur vetëm një objektiv, sidomos pas largimit nga Kupa e Italisë: titulli. Vendi i parë jep ndjesi pozitive por nuk më pëlqen fjala favoritë. Nuk po flas për Milanin apo Juven, thjesht po mendoj për ne. ”

Në lidhje me Antonio Conte, Lautaro ka folur për të në Gazzetta dello Sport si më poshtë: “Më ndryshoi në mendje. Një ditë u mbyllëm në zyrën e tij, biseduam pak dhe që nga ai moment bëra një hap përpara, karriera ime ndryshoi”. Për çështjen e shoqërive dhe vonesën në pagimin e rrogave, argjentinasi nuk beson se mund të shpërqendrojë ekipin: “Nuk ishte e lehtë, por u shpjegua se është një situatë që do të zgjidhet, Covid në thelb ka ndryshuar të gjithë botën”.

E në fund premtimi: “Cfarë do të bëj nëse fitojmë titullin? Një tatuazh për trofeun tim të parë: është një ide e mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *