• |
ide | kryesore

Rrahu dhe grabiti prostitutën, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit
20 shqiptarë të arrestuar në Itali, sekuestrohet 3 milionë euro drogë



Një 25 vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për sulmin dhe grabitjen e një prostitute.

Arrestimi i tij u bë pasi një grua me kombësi të huaj denoncoi se kishte hipur në një makinë me një të ri për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të një shpërblimi monetar, shkruan media italiane.
Në përfundim, në vend që ta paguante, shqiptari e sulmoi fizikisht duke e shtyrë dhe duke e përplasur. Pas sulmit, ai i vodhi çantën që përmbante dokumentet e identifikimit dhe rreth 100 euro.
Karabinierët identifikuan autorin e pretenduar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, pak para se të kalonte nëpër qendrën e banuar të qytetit. Arrestimi u bë në Monticelli Terme në provincën e Parma. Pas kësaj, e gjurmuan derisa shkoi në shtëpi, aty ku ushtruan kontroll dhe gjetën shumën e parave të grabitura.
I arrestuari tregoi se ku e kishte hedhur çantën e vjedhur nga gruaja. Gjithçka që kishte brenda, përfshirë dokumentet e identifikimit iu kthye viktimës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *