• |
ide | kryesore

Video/ Bylis, i fortë me të dobëtit: dy ndeshje i sigurojnë Dovedan zonën playout

-Instant, Sport, Video



Pas Apolonisë, një tjetër viktimë e fundit të renditjes së Bylil, që kaloi në 180 minuta nga vendi i fundit në zonën playout. Mallakastriotët e Dovedan marrin edhe një fitore 1-0, por aq sa mjafton, përballë Skënderbeut, duke krijuar një distancë prej katër pikësh nga fierakët e vendit të nëntë.

Goli i Antoni Beji në minutën e 55’ me penallti i ka dhënë një fitore shumë të rëndësishme ballshiotëve, të cilët tani shkëputen nga fundi i tabelës. Në Adush Muca u luajt një ndeshje e luftuar nga fillimi deri në fund, me skuadrat që kishin disa raste shënimi, por vendimtar ishte episodi i minutës së 53’, ku pas një krosimi në zonë, Bajrami prek topin me dorë, duke shkaktuar penallti.

Beji nuk mund të gabonte mundësinë e paraqitur nga 11 metar dhe e shndërron në gol, duke i dhënë një fitore tepër të rëndësishme. Bylisi kështu shkëputet nga fundi, duke shkuar në kuotën e 18 pikë, 4 pikë më shumë se Apolonia e vendit të 9-të, ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e fundit me 13 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *