• |
ide | kryesore

Video/ Humbi rastin që nuk humbet, Seferi justifikohet: “Më kërceu topi”

-Instant, Sport, Video



Tirana arriti të fitonte 1-2 në Loro Borici përballë Vllaznisë, duke marrë tre pikë në një periudhë shumë të vështirë e duke shpëtuar në një farë mënyre edhe Taulant Seferin, që me rezultatin 1-1 humbi një rast të pabesueshëm para portës. Rastin flagrant të shpërdoruar në pjesën e parë, sulmuesi e justifikoi me një asist inteligjent në golin e realizuar nga Kale. “Rëndësi ka fitorja. Kemi pasur një kundërshtar shumë të fortë. Në momentin e fundit më kërceu topi dhe e preka me kavilje dhe shkoi shumë lartë. Do ishte gol, por për fat të keq kërceu topi. Mendova ta dërgoja topin në krahun e kundërt të portierit” sqaroi Seferi.

Sulmuesi i huazuar nga Young Boys ka folur edhe për të ardhmen: “Nuk e di, do ta shikoj në fund se çfarë do ndodhi. Shpresoj që të na eci mirë. Mbasi të mbarojë kampionati duhet të iki në Zvicër, më pas do të vendosim për të ardhmen” përfundoi sulmuesi i kombëtares kuqezi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *