• |
ide | kryesore

Video/ Super-ndeshje për një barazim: Partizani e Laçi luftojnë për t’i bërë nder… Vllaznisë

-Instant, F1, Sport, Video



Partizani ruajti pathyeshmërinë e mbajti një pikë prapa Lacin e Teutën, kurbinasit nuk humbën status quo e në këtë javë të mbrapshtë Vllaznisë iu limituan dëmet në maksimum. Në fund të 90 minutave në Elbasan Arena, doli ai barazim 1-1, i parashikuar duke parë që përplaseshin dy skuadrat e momentit.

Mungesat e Murataj, Junior e Asanit, që e nisi nga stoli, krijuan jo pak vështirësi tek Daja. Dy skuadrat zhvilluan një beteje ku askush nuk mendonte për barazimin, por me shumë forca synohej fitorja. Përmbysjet e fronteve ishin karakteristikë e një ndeshje të luftuar, me ritëm, veprime të bukura e vullnet për të shkuar tek fitorja, edhe pse rastet e shpenzuara ishin të shumta. Pas tre tentativash para portës, Cinari shënoi golin e avantazhit, falë një asist të Hakaj.

Partizani ndoshta mendoi shumë shpejt të kontrollonte, duke limituar sa mundte inisiativat e bardhezinjve. U duk sikur kurbinasit nuk kishin forcën e duhur për të reaguar, por në të 64, në krosimin e Turkajt ishte Harmon që i mori kohën Belicës për të lënë të palëvizur Hoxhën mes shtyllave. Mund ta kishin fituar, sepse në të 83 Lushkja kishte në këmbë golin e 1-2 të mundshëm, por edhe mund ta kishin humbur, sepse në të tretën shtesë e njëjta mundësi iu dha Asanit, por në fund nuk ndryshoi asgjë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *