“Këtu nuk flet askush për titullin, pasi një sezon më parë ishin për mbijetesë dhe tani shumë shpejt jemi në krye të renditjes. Unë nuk do i kritikoj lojtarët e mi”. Kjo është deklarata e Brdariç pas humbjes në shtëpi me Tiranën në Klasike dhe mundësisë për ta parë diferencën më ndjekësit të reduktohet në një apo dy pikë.
Pas barazimit në Korcë, për kryesuesit vjen një disfatë 1-2 në Loro Borici përballë Tiranës, që në momentin e saj më të vështirë mund të parët e renditjes. Shkodranët realizuan të parët me Dilaver në minutën e 4, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalties, por festa e kuqebluve zgjati vetëm 2 minuta pasi Batha vendosi baraspeshën në minutën e 6 me një goditje dënimi.
Asis nën mëngë i Shehit ishte braziliani Kale, që shtrëngoi dhëmbët për të qenë në fushë si zëvendësues. Pikërisht braziliani i futur në fushë në pjesën e dytë, përmbysi rezultatin, duke shfrytëzuar një asist të Seferit.
Një fitore e rëndësishme e Tiranës, që tregon se nuk ka hequr dorë nga Europa, por një asist edhe për Partizanin dhe Laçin që janë ndjekësit e Vllaznisë. Për sa i përket skuadrës së Brdariç, pas kësaj humbjeje, shkodranët janë zhytur në krizë të thellë rezultatesh dhe performancash.