• |
ide | kryesore

Zgjatet karantina/ Vetëm 400 shqiptarë në ditë, Greqia ashpërson masat në Kakavijë

-Instant, Lajme, Të fundit



Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit, Greqi ka vendosur të ashpërsoj masat ndaj Shqipërisë. Mediet fqinje raportojnë se të gjithë qytetarët shqiptarë, që do të duhet të kalojnë nga Pika Kufitare e Kakavijës për në Greqi, do të përballen me masa më të ashpra.

Bëhet me dije se shqiptarët do të duhet të zbatojnë një karantinë jo më 7-ditore, sa ishte deri më tani, por 14-ditore. Gjithashtu, është kufizuar edhe orari i lëvizjes në 12 orë.

Pra, udhëtarët do lejohen të kalojnë në pikën kufitare vetëm nga ora 07”00 deri në orën 17”00. Sakaq, pala greke ka vendosur dhe një numër të kufizuar të udhëtarëve. Tashmë, 400 shtetas shqiptarë do mund të shkojnë në vendin fqinj brenda orarit të caktuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *