• |
ide | kryesore

Aksidenti i rëndë në Vlorë/ 18-vjeçari humb jetën, 4 të tjerë të plagosur (DETAJET)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kanë dalë detaje të reja nga aksidenti i rëndë që ndodhi mësditën e sotme në në autostradën Levan – Vlorë. Policia konfirmoi se nga përplasja e 2 makinave ka humbur jetën një 18-vjeçar i identifikuar si Ermir Tare.

Të plagosur kanë mbetur shtetasit Rei Leskaj, Fori Duraj, Qirja Dori dhe K.Dori 16 vjeç. Të njëjtat burime thanë se 3 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. 2 nga të plagosurit janë nga e njëjta familje.

Aksidenti ndodhi rreth orës 14:30, në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan. Policia tha se shkaktar i aksidentit është bërë një 40-vjeçar që udhëtonte me një makinë tip Benz me shpejtësi mjaft të lartë.

Ai ka goditur një tjetër makinë tip Benz e cila ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat. Policia tha se e ka shoqëruar 40-vjeçarin në komisariat. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *