• |
ide | kryesore

Berisha nxjerr listën: Arbjan Mazniku merr 12 paga në muaj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku se është përfitues i 12 pagave nga paratë e taksapaguesve. Në një postim në Facebook, Berisha e konsideron Maznikun të lidhur me Ndranghetën italiane.

“Mafiozi me 12 paga!! Apo Mafioz Mazniku ortaku i bosit te Ndragetes se Verones, Miglioranci. Ky mafioz perveç rroges se tij si nenkryetar Bashkie merr dhe 12 paga te tjera ne muaj” – shkruan Berisha që më pas liston.

ARBJAN MAZNIKU

1– Drejtor Administrativ i kompanisë koncesionare “Eco Tirana” me pagë mujore 1500 Euro, ku Bashkia ka 51% aksione, ndërsa grupi mafioz “Ndraghet’a” ka 49% aksione.

2– Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, me delegim nga kryetari statutor Erjon Veliaj, ku paguhet 1000 Euro në muaj.

3– Mbikëqyrës i administrim-likujdimit të kompanisë “TI-VA Sh.a” me pagë 500 Euro; shoqëri prodhim-shitje materialesh ndërtimi, ku bashkia është pronare me 51%, ndërsa 49% i ka firma italiane veroneze “Ital-Tub”.

4– Administrues i përkohshëm i Ndërmarrjes Studentore Nr. 3 Tiranë, me pagesë mujore 600 Euro; qysh prej datës 15.08.2020, pas ndarjes nga jeta të ish-adminisratorit Ndue Ndoci.

5– Mbikëqyrës për administrim-likujdimin e shoqërisë “SPORT KLUB FARKA me pagë mujore 300 Euro; e cila është 49% në pronësi të Bashkisë Tiranë, 31% në pronësi të Çim Fushës e 20% në pronësi të ish-kryekomunarit të PD, Fatbardh Plaku.

6– Zv/kryetar i Bordit “KLUB-FUTBOLL TIRANA”, ku Bashkia është 34% pronare; si dhe mbikqyrës i deleguar administrativ prej kryetarit të Bashkisë Tiranë, me pagë mujore 700 Euro.

7– Zv/kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Fondacionit Kredi-Biznes-Ndërtime “CRIMSON FINANCE FUND ALBANIA”, me pagë mujore 800 Euro, ku Bashkia-Tiranë është pronare me 25%, në ortakëri me Aleksandër Sarapuli dhe kompaninë “Aleat” të pasaportave.

8– Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë “TIRANA AGRIKULTURE shpk” krijuar më 15.07.2020, në pronësi 100% të bashkisë, por ende pa pagë.

9– Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë “TIRANA DC Sh.a” krijuar më 28.10.2020; me aktivitet rindërtimi tërmeti, evente kulture, import makineri, transaksione pronash etj.; në pronësi 100% të bashkisë, ende pa pagë.

10– Emëruar nga kryebashkiaku Veliaj, në postin Drejtor i Projekteve të punëve publike që krediton grupi “Abui Dhabi” për Bashkinë-Tiranë; nuk dihet sa e ka pagën mujore.

11– Emëruar në Bordet e 4 Universiteteve Publike të Tiranës, me të drejtë vote, si përfaqësues i pushtetit lokal dhe pagë mujore nga 200 Euro tek secili.

12– Deleguar nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Veliaj, si përfaqësues-anëtar bordi në vend të tij në FSHZH, me pagë mujore 600 Euro.



34 Comments

    1. Kjo eshte e turpeshme, ky plehu sorosian, pashkolle, me diplona fallso te tipit ala-kristal, te printuara ne universitetet sorosiane, ne SHBA dhe Evrope, ky minoritari maqedonas (kusheri me burrin e Lindita Nikolles) eshte simboli me i peshtire i injorances se babezitur, padin dhe pa iman.
      Kapeni derrin dhe rraseni ne burg, cfare prisni me, dosjet i ka gati, po e futet ne burg kete plehun, ky do te shesi plehun e madh te bashkise, Erjon Veliaj, goditja e ketyre mafiozeve, eshte baraz me 3-4% me shume, ne zgjedhjet e 25 Prillit!

    2. E beri byrekun me shpifje sala per militantet gomer.
      Sale keto jan fjal ne ajer. Na nxir letra. Bordero pagesa. Se per fjal boshe te njohim shume mire se sa te leht e ke tia fusesh pordhes e te qelbesh dynjan.

    1. Mos u merr me mjeket shoku, se nuk e lejne veten per 450 Eur ne muaj e vetem viktima nuk jane. Kjo nuk i heq asgje ketij barkderrit injorante qe merka 3-4 mije Eur ne muaj (ne drite te diellit, nuk po numerojme tenderat e gjobat)..

  1. Ti qi tëmën, mer 12 rroga ne muaj, minimumi nje shume prej 5400 euro ne muaj dhe prape i bie qylit, e ben firmen Fusha ti paguaj 800 euro/nata ne Spanje:). Ore rrogat e tipave si ky qe e kane bythen njekohesisht ne 25 borde e instutucione megjithese jane te paimagjinueshme per shqiptaret, prape jane lek xhepi per keta. Ky robqiri dhe gjithe lloji i tyre kan miliona euro. Jo me kot gjate 8 viteve, 70% e tenderave e PPP-ve jane “sekret”. Se ca sekreti ka per te shtruar rruge, mafiozat e Rilindjes e dine.

  2. “Vendos rripin ooooo rryp! Nuk je ndryshe nga mileti ti edhe pse zgjohesh ne dreke. Ligji nuk ndroshon se je ti”Salih karaxhic berisha dergoje ne prokurori po ke byth o pis burre,ky eshte ushqimi corba e zakonshme eshte ushqimi qe gatuhet të byrektorja e pd me shefen elona meco dhe Erioni

    1. “O shall i kuq i pionierit”, gatuhet kjo te PD dhe a eshte byrek apo tave kosi, pak rendesi ka. Rendesi ka a jane te verteta te gjitha sa ishin listuar per kete “Koken e madhe”? Fatkeqesisht, po!
      Karalloj si ju qe mbroni dhe doni hajdutin me shume se veten e xhepin tuaj, vetem “trollat” e “Renaissance-s”jane.

  3. Mire Arbjani, por nje fare Jamserb Mall te Zi, perse ban sikur se njeh ky.
    I ka mar ambjentet e sport club Partizanit 14 mije euro dhe fitoi 150 milon euro.

    1. Po flitet per Maznikun e ke kuptu, nejse ti je llul nga trute dhe po ben c’eshte eundur te spostohet vemendja..Sa per dijeni, Klubi i Partizonit Osht i Gaz demit dhe i Olsi Rames dhe privatizimet i kane honger ata…sa here ta perseris or ti i Partise “Roze”!

      1. I Gaz Demit asht ky sot. Po flasim per ate qe kishte para 15 vjetesh.
        Pastaj pse nuk duhet me fol per Jamserm Mall te Zi?
        Apo se fitoi me mashtrim 150 milion euro.
        Ndersa Arber Mazniku i mer ato pare i punesu ne keshillat mbikqyres sipas ligjit qe ka miratu vet SRB – i.
        Sepse para tij ato rroga kur kryetar bashkie ishte Luli, i merte Eno Bozdo, Eno mo Enno me dy n.M
        Pra nuk ka asnje shkelje ligji. Ndryshe SRB-i dhe PeDe do ta denonconin ne prokorori.
        Keshtu qe po del ti trushplam…

        1. Kompleksi i Partizonit osht i privatizum dhe i rindertum nga Gazi “or ti i kshillit” sikurse osht i gazit Spitali “amerikan” nr3 (ndertesa) dhe hotele e rezidenca plot..Nejse, ti po flet mer Maznikun apo do te hapesh muhabetet e Gaz Demit..Jo per gjo, por do ti vije dita lavatrices se parave te Olsi Rames..prit!

  4. Sa ngopet deti me uje aq ngopet njeriu me para , pa le nje tip si ky qe po te kete mundesi dhe

    po ti a zeje stomaku i tij i madh edhe femijve te cerdheve ua ha ushqimin dhe i len te vdesin urie.

    Problemi nuk eshte personi por ligjet dhe rregullat qe ua mundesojne keto vjedhje legale. Me te

    gjitha ato “detyra” atij nuk i del kohe as te shkoje tek gruaja per ” vizite” Ketu kapitalizmi eshte

    perceptuar dhe praktikuar si nje sistem vjedhje me ligj. I gjithe korpusi i rregullave e ligjeve eshte

    ndertuar per tua mundesuar qe pushtetaret te perfitojne miliona e miliarda sipas mundesise qe ua

    jep vendi i punes e njekohesisht mos te jene objekt i ndjekjes penale nderkohe qe duhej te ishte

    ekzaktesisht e kunderta. Askujt nuk duhej ti lejohej qe te kryente dy pune njekohesisht dhe po

    po ashtu te merrte dy paga. Po te kishte nje ligj te tille, maznik-barkmadhi nuk mund te perfitonte

    legalisht 10 paga . Pjesmarrja ne shume borde eshte nje fenomen i perhapur dhe nje nga format

    e perfitimit te padrejte qe keta hora i bejne vetes. A ju kujtohet kur rektori i Universitetit bente pjese

    ne 11 borde mes te cileve edhe ne portin e Durresit ? Keta vampire po i thithin gjakun Shqiperise

    duke i zbehur deshiren rinise qe te qendroje ne atedheun e vet te cilen keta monstra -pushtetare

    po cojne drejt zhberjes. Keta kane hak fatin e Giordano Brunos.

  5. 5.400 euro ne muaj vetem me 9 pagat qe deklarohen ketu. Jane edhe 4 paga te tjera qe nuk dihen perfshire edhe pagen si nenkryetar bashkije. I bie qe minimalisht kjo gjeja te marre te pakten 8 mije euro ne muaj. Kety duhen shtuar edhe pagesat qe merr per daljet e tij ne tv dhe leket qe merr nen dore. Prandaj jane shtuar taksat tek uji dhe taksat bashkiake, sepse duhen paguar parazite si puna e ketij dhe e Veliajt

  6. Lulzim Basha nqs nuk do të çojë për ndjekje penale nga edvini e me rradhë deri te nënpunësit e lartë në administratë, nuk do të bëjë asgjë.

    Ky duhet të jetë prioriteti i prioriteteve, që të kthehemi në normalitet.

    Këtë duhet tjua premtojë Basha shqiptarëve dhe atëherë të gjithë njerëzit e ndershëm do ta votojnë.

  7. Reklamon edhe rroba grash here pas here. E ka dhe sumen shume punetore. Grykesia ka per ti lene pa asgje …pa meshire per plehrat

  8. nje nga hajdutet me te medhenj te Shqiperise direkt pas Erion Veliajt. Jane dyshja e hajduteve me te sofistikuar, kane vjedhur qe kur ishin ne shoqeri civile, deri sot hapesira dhe gjelberim te Tiranes.

  9. Ky eshte hajduti zyrtar i erion velise,1/2 te kesaj page i detyrohet erionit te cilit ja dorezon ne dore !!!!
    Kapoja i parave te botes kriminale qe mban dhe perdor Erion Velia ne Bashkine Tirane eshte Taulant Tusha,shefen e prokurimeve e ka te dashur,por kjo eshte fare pak nga sa eshte perqindja qe u zhvat ndertuesve,liçencat &CO !
    Ky,eshte kampioni i parave te zeza dhe mafies se vertete ne kete strukture te shtetit qe eshte Bashkia Tirane!
    Merruni me te dhe do te zbuloni para te paimagjinueshme !
    Mbase do merreshin per te gjithe Shqiptaret vaksinat Covid 19 menjehere me çmimin qe i ka marre Izreali !

  10. Ne jemi dele shajme ketu ne portal nxjerrim dufin pa lidhje pastaj fleme te qete. Mazninu cohet prap ne mengjes merr 12 rroga dhe nuk i rruhet k…. fare per dufin tone. Naten kolege.

    1. Nuk jemi dele asnje nga ne por shteti dhe civilizimi, nuk lejon hakmarrjen e drejtperdrejte ndaj paguajme SPAK e Gjykata e Prokurorira e policira etj etj ..Nese Politika nuk i le te funksionojne..25 prilli po afron..

  11. Cudi e madhe, nga doli ky Mazniku kaq i korruptuar kur gjithe Rilindja eshte e ndershme, as nuk

    vjedhin , as nuk japin gjithe pasurite kombetare nje grupi oligarkesh, as nuk vjedhin zgjedhjet, as

    nuk fallsifikojne tenderat si rasti i Unazes se Re per ti derguar ne Off-shore , as nuk jane te lidhur

    me krimin e organizuar, as nuk pastrojne para me ndertime e kulla, as nuk perzene investitoret

    duke i shkaktuar Shqiperise qindra milion euro deme nga gjyqet e humbura ne Gjykatat Nderkombetare.

    A thua nga erdhen keto duar te zeza ne mes te duarve te bardhe si akullore te Rilindjes ?

  12. C’e ke thene fix re babo ,popull vari hejbet,historikisht njeri tjetrin kemi vrare,si ata qe na vrane dhe na perdhunuan 50 vite,dhe ketyre keto 30 vite,qe na vjedhin nga mengjesi ne darke po u rruajme bythen.te mira dhe naten dhe ty.

  13. Juve e keni hak Ramen dhe me keq se Rama.

    Del ky burr kurve 30vjet sekretar partije, gdhihet antikomunist ne ’90 dhe karat e PD i shkojne nga mbrapa.
    “Kampioni” i se djathtes, shkaterroi tamam shtyllat ku mbeshtetet e djathta (ligji, prona, familja, feja) dhe prap kara si puna juj i shkojne nga mbrapa se Sala osht antikomunist i flakt.
    Shkelzen sypordha dhe ajo hundcyca motra vet, i qine robt tuj vjedh, i plasi edhe Gerdeci ne dore, dhe prap karat si puna juj prishen ne breke kur Sala denoncon “vjedhjet”.
    Saliu qe eshte denuar per shpifje. Saliu qe ka deshmu te gjyqi Hysen Shoshorit (youtube.com/watch?v=sOGEBGrm2UE)
    Saliu 80 vjec qe nuk heq dore nga politika se do me i shpetu burgut. Ka vu ate kllufin e vet aty per kryetar dhe ju vazhdoni tu u prish ne brek kur “denoncon” Saliu.

    1. 6 muaj ka qene Sala sekretar partie ne organizaten e spitalit me intelektuale te klasit pare jo si yt ate e jot eme sekretare parte ne sigurim dhe ndermarrje qe ja mirrnin shpirtin puntoreve.Keshtu mor morr i kuq.A ke ndonje fjale per Maznikun me emer mbiemer paga detyra .Hidh poshte vetem njeren prej tyre

      1. dmth fakti qe ka qene sekretar ne spital e ben me pak komunist, apo antikomunist?

        Kshu mer militant kar. Kto rjeshta po ti shkru njoni qe shkonte me cantat me buke ne Kosove te Elbasanit te njerezit e vet te internum.

        Sa per Maznikun i takon Saliut te provoje akuzat, dhe jo Mazniku pafajisine. Eshte njisoj sikur une te them ty qe ma verteto qe motra jote nuk eshte kurve.

  14. Fajn e ka salu 8 vjet shkuan vidhni o derra se ka njers akoma qe ngopen dhe me pjat bosh mjafton qe ramuti te thot fajn e ka saliu dhe keta lloi ngopen e besoin ke pjesa e dyt e emrit ramuti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *