• |
ide | kryesore

Covid-19 në Kosovë/ 453 raste të reja, 4 të vdekur në 24 orët e fundit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Katër persona kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ndërsa janë shënuar 453 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.680 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 453 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (83, 76, 70 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 69 230 raste nga 307 332 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.599 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 206 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59 849 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7 782.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *