• |
ide | kryesore

Lëvizja “Vatra”: Qeveria ka arrestuar e Bujanocit duke i konfiskuar dokumentet

-Instant, Lajme, Të fundit



Lëvizja ‘Vatra’ deklaroi se qeveria serbe ka arrestuar banorët e Bujanocit dhe u konfiskuan dokumentet për kalimin e kufirit për në Luginën e Preshevës.

Sipas Vatrës, këto veprime autoritetet serbe po i bëjnë me arsyetimin se u është pasivizuar vendbanimi. “Pas arrestimit ata [shqiptarët] dërgohen në gjykatat më të afërta ku iu shqiptohet një gjobë, pastaj iu konfiskohen dokumentet dhe në fund depërtohen për në Kosovë”, thuhet në deklaratë. Më tej thuhet se viktima të këtij veprimi të Serbisë kryesisht janë banorët e Malësisë së Bujanocit. “Kjo dukuri ka nisur katër muaj më parë dhe ka ardhur pastaj gjithnjë duke u shpeshtuar. Më herët nuk është vërejtur diçka e tillë”.

“Ky veprim ka zënë fill menjëherë pas paralajmërimit të Ivica Daçiçit në Parlamentin e Serbisë lidhur me çështjen e pasivizimit të dokumenteve”, thuhet në komunikatë.



1 Comment

  1. Prit te mbaroje fushata ne Tirane e Prishtine njehere…kane pune me te rendesishme cunat se spastrimi etnik i shqiptareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *