• |
ide | kryesore

Ndërron jetë kryebashkiaku i Zagrebit, më jetëgjati në postin e tij

-Instant, Lajme, Planet



Kryetari i Bashkisë së Zagrebit, Milan Bandić ka ndërruar jetë papritur. Në moshën 66 vjeçare, ai ishte kryebashkiaku më jetëgjatë në botë.

Lajmi për vdekjen e kryebashkiakut të Zagrebit Milan Bandić u lëshua nga autoritetet zyrtare të qytetit herët në orët e para të kësaj të diele.

“Me pikëllim të thellë informojmë bashkëqytetarët tanë, bashkëpunëtorët, miqtë, Zagrebin dhe opinionin kroat se papritmas, sot, më 28 shkurt, në moshën 66-vjeçare, Kryetari i Qytetit të Zagrebit, z.Milan Bandiç, vdiq nga një sulm në zemër.  Ai jetoi për qytetin e tij, për zagrebaset dhe zagrebasit, të cilët ishin në vendin e parë për gjithçka që bëri, për punën që kreu me dashuri dhe energji, duke aktivizuar tërë qenien e tij, pa pushim për 21 vite. Ne do të informojmë opinionin për detajet, kohën e varrimit, mbajtjen e ceremonisë përkujtimore, si dhe informacione të tjera në lidhje me këtë lajm pikëllues“, thuhet në deklaratë.

Ai ka shërbyer për 6 mandate si kryebashkiak.



1 Comment

  1. pas gjashte mandateve , meqenese robi nuk arriti ta hiqte dot, nderhyri Zoti me menyrat e tij.

    ketu tek ne duket se kane blere jo vetem votuesit, jo vetem median, jo vetem ambasadoret dhe

    nderkombetaret qe merren me Shqiperine por edhe vete te ” Madhin ” Si ka mundesi qe prej

    30 vitesh nuk i gjen asgje, as nuk semuren as nuk rrezohen nga karrikja te pakten ssa per tu

    gervishur, as nuk u bie Covid , duket sikur vete djalli i ka marre ne mbrojtje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *