• |
ide | kryesore

Pirlo e sheh titullin t’i largohet: “I kërkova Ronaldos të ndihet në fushë, kishim shumë të rinj”

-Instant, Sport



“Na vjen keq sepse lojtarët e dinin se do të ishte një ndeshje e vështirë, arritëm të kalonim edhe në avantazh, na mungoi agresiviteti bë rastet e golit. Këto janë gjëra të vogla që lojtarët e rinj nuk i kuptojnë dhe që bëjnë diferencën dhe që sjellin pikë në shtëpi. Kur je në avantazh, këto ndeshje duhet t’i çosh në shtëpi”. Andrea Pirlo ka analizuar barazimin e Juves në Verona, duke tentuar të gjejë shpjegim për atë që ndodhi. “Mungonin lojtarë me përvojë, kishim disa lojtarë të rinj në fushë, kështu që i kërkova Cristiano Ronaldos dhe Alex që të ndihen në fushë. Mendova edhe të ndryshoja formulën, por hidhja sytë nga pankina dhe pashë që nuk kisha mundësi të ndryshoja. – shtoi ai -. Ishim përgatitur të luanim me një 3-4-2-1, në mënyrë që t’i sulmonim ata kur nisnim aksionin, në pjesën e dytë u tërhoqëm e intensiteti ra”.

“Ne e dinim që intensiteti i Veronës do të na bënte të humbisnim shumë energji – tha Pirlo – Po luajmë shumë ndeshje, kemi pak lojtarë dhe është normale të lodhemi. Me Veronën është gjithmonë e vështirë të luash, ti duhet të jetë gjithmonë në të mirën tënde. Mëkat që nuk arritëm të administrojmë rezultatin. Që nga fillimi i sezonit luajmë çdo tre ditë, do i marrim ndeshjet me radhë e pastaj të shohim. Të kesh në dispozicion lojtarë si Morata dhe Dybala do të ishte e dobishme jo vetëm për Juven, por edhe për shumë ekipe të tjera “.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *