• |
ide | kryesore

Rama tregon se si do të ndërtohet skuadra e tij garuese në zgjedhjet e 25 prillit

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se deputetët aktualë të grupit parlamentar do të jenë sërish në listën e PS.

Teksa ka prezantuar disa finalistë të programit “Deputeti që duam”, Rama tha se grupi parlamentar ka qenë vijimisht solid dhe mbështetës për reformat, për vendimmarrjet e vështira dhe për çuarjen përpara të punës përpara dhe se do të jetë boshti i skuadrës të 25 prillit

“Skuadra jonë kombëtare po bëhet gati. Fatmirësisht ne ndryshe nga të tjerët nuk kemi mungesë zgjedhjesh. Kemi më shumë lojtarë të aftë për të mbuluar të gjitha rolet se sa vendet në skuadër. Grupi im parlamentar ka shumë profile të përshtatshme për çdo rol dhe gjatë këtyre viteve ka krijuar një bagazh eksperience të vyer që asesi nuk mund të neglizhohet. Është një grup që ka mbajtur ngarkesa të mëdha, momente të caktuara, krejt të pazakonshme për vetë dinamikën e jashtëzakonshme të jetës parlamentare, ku momentet e rënda të tensionit kanë qenë të shpeshta dhe të gjata. Grupi ka qenë vijimisht solid dhe mbështetës për reformat, për vendimmarrjet e vështira dhe për çuarjen të punës përpara. Ky grup do të jetë boshti i skuadrës sonë kombëtare të 25 prillit. Skuadra duhet të jetë në lartësinë e sfidës të ripërtëritjes me lojtarë të rinj, me vajza e djem, gra e burra që sjellin energji të reja, profile të reja, përfaqësuese të një shoqërie që ndryshon me shpejtësi. Gjithashtu formacioni i skuadrës sonë kombëtare, duhet të japë mesazhe të reja, grupmoshave, më të rinjve, grave në mënyrë të veçantë, kategorive të ndryshme sociale. Kjo në fakt ka qenë prirja e kahershme e PS. Besoj se gjatë drejtimit tim, PS e ka konsoliduar këtë prirje. Në partinë tonë nuk ka vend për kasta të pandryshueshme drejtuese, as për piedestale statujash që nuk lëvizin nga pozicionet dhe i përkasin një të shkuare tanimë të largët, sherresh e konfliktesh për kush jam unë e kush je ti. Na duhen deputetë e deputete që ambicien të kenë qëndrimin sa më pranë zgjedhësve. Zgjidhjen e halleve e problemeve të njerëzve në çdo komunitet, pjesëmarrjen sa më të frytshme në parlament, por shumë e rëndësishme kontributin sa më pozitiv në frymën e skuadrës. Skuadra është mbi të gjithë dhe mbi të gjitha egot personale. Për ndeshjen e 25 prillit kemi ndërtuar një proces të ri, inovativ, duke hapur derën për të gjithë ata që kanë ambicie, kurajë, vullnet për t’u bërë pjesë e skuadrës sonë. Kemi pritur 1581 shprehje interesi nga vajza e djem, gra e burra, nga veriu në Jug, nga qyteti e fshati, brenda e jashtë vendit. I falënderoj të gjithë pa asnjë përjashtim. Ka qenë nder për ne që aq shumë individë na kanë ofruar gatishmërinë e tyre për t’u bërë pjesë. Procesi ka kaluar disa etapa. Më vjen mirë që sot takohem me disa nga ata që janë seleksionuar. Këtu bashkë më mua janë dy kolegë që kur ishin fare të rinj në dy faza krejt të ndryshme të historisë së PS u bënë pjesë e skuadrës kombëtare. Erdhën nga dy rrugë krejt të ndryshme por njësoj si ata që vijnë nga rrugë krejt të ndryshme për t’u bërë pjesë e rrugës sonë të përbashkët,. kishin, ndanin, bashkoheshin tek ambicia për të bërë më shumë për të qenë të dobishëm dhe natyrisht për të punuar, kontribuuar, mbështetur të tjerë dhe përmes të tjerëve vetveten për një qëllim të madh dhe të përbashkët. Taulant Balla dhe Erion Veliaj janë këtu me mua. Taulanti është këtu dhe për një arsye tjetër sepse ka qenë shumë aktiv në gjithë procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj. Erion në tërësi ka arsye të jetë këtu sot dhe ka fjalët e tij për të thënë në funksion të këtij momenti të rëndësishëm kur skuadra jonë hap dyert për të tjerë siç ishin këta dikur”, deklaroi Rama.



16 Comments

  1. Lehje qe diten e pare te vjedgjes dhe shkaterrimit. Jo skuadra, por banda eshte gatti per vjedhje dhe shkaterrim te tjera.Ishte nje kohe qe burrat e dheut e quajshin nane Shqiperine…..burrat e plehut e quajne……si? …..lope?

  2. Jo skuadra kombetare, sepse ju nuk perfaqesoni aspak Shqiperine, perkundrazi sic e kane shprehur

    shume anetare skuadres tuaj, Partine keni me e rendesishme se Shqiperine dhe kombin. Per ju

    Shqiperia dhe populli shqiptar eshte vetem n je mjet dhe nje territor ku realizoni ambicjet tuaja

    personale per pushtet, pasuri dhe per te bere qejf pa e vrare mendjen per dhimbjet dhe hemoragjine

    qe i shkaktoni.

    1. Pse pak ka vrare PS? Mos harro 2 prillin 1991, apo Zani Caushin ne Vlore apo dhjetra te tjere qe kane vrare me doren e vet dhe me pas u bene deputete ne kuvend.

  3. Jo jo dum partin prostimalliste , te mbjellim e komsumojme te gjith droge . Ta mbushim 100% e shqiperis me bar .

  4. Skuadra eshte e plote me kohe. Ne sulm jane ministri i fatkeqesive Ahmetaj ne qender, ministrja e shendetesise Ogi qe po ben namin me tenderat ne krah te majte, dhe ne krah te djathte Lefteri i inceneratoreve. Ne qender te mesfushes eshte Spiropalka, ne krah te majte te mesfushes eshte Beqja qe ia kalon topin Manastirlliut, ne krah te djathte te mesfushes mendohet te jete Nasua se kombinon me Lefterin. Ne qender te mbrojtjes eshte Niko Pepambuku si mbrojtes i lire dhe Çuçi si stoper. Krahun e majte te mbrojtjes e mbulon Xhaçka e cila dublon edhr qendren e mbrojtjes dhe krahun e majte e mbulon Ulsi Manja ish-lojtar i Korabit. Ne porte Gjiknuri se ka ca çuna problematike dhe eshte r veshtire t’i besh gol. Trajneri dihet kush eshte ndersa pergatitesi atletik eshte Balla.

  5. Erioni ka ardhe per arsye te tjera……!
    Po,ka nje arsye monster,thuaju bandes tende te Hajduteve,te zevwndesoje ty,pas 25 prillit !!!
    Ne takimin me organizatat e partise socialiste ne laprake,qe jane katastrofe………,ua ka thene troç se :Nese fiton Lulzim Basha,ne per 1.5 vite max 2 vite do ta rrezojme nga pushteti!!!Kush ne ?!
    Kjo eshte arsyeja,e verteta eshte se e di 100% qe je i mbaruar,funderrine !

  6. ROM GOMARI VALON BETHAGJI SYLA BERAT VESHMADHI MARE BAZE STIROPALI PIDH MADHJA ETJI BATON STANISHIQI DARDAN BATAN MULLIQI MERO BAZE KUDRA STIROPALI VUQIQI I DASHURI I ROM HAJNIT

  7. Paska zgjedhur figura të “reja”…. Bardhyl Kallçuku që shkatërroi gjithë FA, do të bëjë PS……
    Ky monstër që e trajtoi FA si ndërmarrje familje…

  8. Mandatin e par qeverit e fitojne nga gabimet qe kan bere paraardhesit e tyre
    Mandatin e dyte mezi e fitojn
    Mandatin e tret e fitojn vetem po te vazhdoje te jet populli idiot
    Nuk besoj se ka ndonje shqiptar qe ka deshire ne fjalorin e tij te rikthej shprehje te tipit: Lavdi Shokut Edi Rama

  9. Jame i sigurt dhe i vetedishem qe te gjitha keta si the jane te verteta JENI ME TE VERTET SKUADER ORGJISTESH………………

  10. Po mu do me gjeni i ven tjeter tek organizata juj o komandanti i legjonit te batalionit te aqif kapertonit ? Pa merak ksaj rradhe I kom la ene qep brekt..,

  11. Per kte qe thot ke te fala na Merkel… E di qe partia e Merkel nuk eshte me partia e pare me shumice votash ne koalicion? Eshte Aleati i tyre kshu qe eshte i balancuar pushteti. Apo vk te themi nanje llaf ca degjojm lart e posht te bejm si te zgjuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *