• |
ide | kryesore

Video/ Chelsea asist City: kundër United 0-0, por Djajve i mungon një penallti

-Instant, F1, Sport, Video



Askush nuk fiton në Stamford Bridge dhe Guardiola mund ti gëzohet rezultatit të një ndeshje që nuk e luajti vetë. Në fakt, me ndalesën pa gola të Manchester United, kushërinjtë e Citizens fluturojnë në +12 dhe bëjnë një tjetër hap vendimtar drejt Premier League 2020-2021. Vetëm 0-0 në Londër, mes Chelsea e Red Devils që i shkuan pranë si fitores ashtu edhe humbjes.

Një nga sfidat më interesante në Evropë u vesh me thriller pas vetëm një çerek ore lojë, kur ajo që duket të jetë një prekje e dukshme e krahut në zonën e miqve nga Greenwood, rezulton të jetë një prekje e dorës së Hudson- Odoi: por në monitor, pasi u thirr nga Var, gjyqtari vendosi që të mos akordojë penalltinë. Pjesa tjetër e pjesës së parë për të thënë të vërtetën nuk ofroi shumë emocione të tjera, për të cilat duhej pritur pjesa e dytë.

Jo se ndodhi kushedi cfarë: ndeshja ishte shumë intensive, por përgjithësisht e varfër në mundësi. De Gea grushton goditjen e Ziyech në fillim të pjesës së dytë dhe, më pas, Manchester United ka më shumë shanse, veçanërisht pas rreth një ore lojë. Greenwood godet ngjitur me shtyllën, McTominay impenjoi me një tentativë të fortë Mendy, ndërsa Fred fshikulloi kryqyzimin e shtyllave me një goditje të kalibruar. Kështu që Chelsea i Tuchel dështoi të parakalonte Ëest Ham, por, në një garë pa festime, buzëqeshja më e domethënëse është ajo në fytyrat e Guardiola dhe lojtarëve të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *