• |
ide | kryesore

Video/ Londinezët vrapojnë për një vend në Europë: Tottenham poker, e Arsenal tris i fusin frikën Chelsea

-Instant, Sport, Video



E diela e Premier League u hap me humbjen e rëndë të Leicester, i mundur 3-1 në shtëpi nga Arsenali në javën e njëzet e gjashtë të kampionatit. Foxes kaluan në avantazh të parët në të 6′ me Tielemans, por Gunners rikuperuan në pjesën e parë me David Luiz (39′) dhe penalltinë e Lacazette në shtesë. Në minutën e 52’, Pépé mbylli ndeshjen duke i dhënë Artetës tre pikë të çmuara, ndërsa Rodgers rrëshqet në -13 nga Manchester City. Fitore me poker e Mourinho, që shkatërroi në Londër Burnley, ndërsa ka përfunduar pa gola Crystal Palace-Fulham.

TOTTENHAM 4-0 BURNLEY
Mourinho dhe Tottenham nuk përsërisin gabimet dhe pas pokerit në Europa League shënojnë katër për të tretën ndeshje radhazi. Dy herë Bale, Kane e Moura likuidojnë Burnley që mbetet në vendin e 15 me 28 pikë, 5 nga zona e rënies nga kategoria. Në anën tjetër për Spurs fillimi blitz me golin e Bale në minutën e 2, i hapi rrugën londinezëve në kërkim të zonës europiane, tani 5 pikë larg, por me një ndeshje më shumë për të luajtur se Chelsea. Uellsiani duket se po rigjen veten dhe ishte asistman në golin e Kane në minutën e 15. Tris i Mourinhos që në pjesën e parë, kur Moura realizoi golin e tretë në të 31, nuk la asnjë dyshim, për atë që do të ishte loja në vazhdim. Bale mbyli llogaritë në minutën e 55, edhe këtë herë i shërbyer nga Son, si në rastin e golit të parë.




LEICESTER-ARSENAL 1-3
Humbja e dytë radhazi në King Power Stadium për Leicester, i cili pas 0-2 në Europa League me Slavia Prague, humbi 3-1 ndaj një Arsenali të shkëlqyer dhe sheh ti largohet edhe më shumë titulli i Premier League. Megjithatë, ndeshja dukej se do të kthehej menjëherë në favor të Foxes, në avantazh pas 6 minutash lojë falë goditjes së Tielemans, që mposhti Lenon me një diagonale të saktë. Gunners, megjithatë, u përgjigjën në minutën e 39’ me David Luiz që goditi me kokë krosimin e Willian, ndërsa në kohën shtesë erdhi edhe 2-1 me penalltinë e Lacazette të akorduar për një prekje të topit me dorë nga Ndidi. Në minutën e 52’, miqtë gjetën trisin me Pépé, i cili përfitoi nga një përplasje topi në kundërsulmin e shpejtë të londinezëve dhe, me portën bosh, i coi shifrat në 1-3. Përfundon 3-1: Arsenali shkon në 37 pikë dhe mban gjallë shpresat për një pozicionim në Evropë.




CRYSTAL PALACE-FULHAM 0-0
Një mundësi e dështuar për Fulham, që nuk kaloi përtej 0-0 në fushën e Crystal Palace dhe humbi shansin për të kaluar në -1 nga vendi i katërt nga fundi që mbahet nga Neëcastle dhe Brighton. Në Selhurst Park, ishin Cottagers ata që u shfaqën të rrezikshëm: Andersen provoi me kokë në zhvillimin e një goditjeje të lirë në fund të pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë Maja goditi në hyrje të zonës duke iu afruar golit në minutën e 66. Shansi i fundit ishte për Loftus-Cheek, por konkluzioni i tij përfundoi shumë larg. 0-0 është më i dobishme për Eagles, të cilët qëndrojnë në +10 në zonën e nxehtë dhe ngjiten në kuotën e 33 pikëve. Nga ana tjetër, Fulham mbetet në -3 nga shpëtimi.

ENGLAND – PREMIER LEAGUE
Crystal Palace 0 – 0 Fulham
Leicester City 1 – 3 Arsenal
Tottenham Hotspur 4 – 0 Burnley



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *