• |
ide | kryesore

Willian zbulon çfarë i mungoi Contes në Londër: “Trajner i madh, por nuk dinte të administronte grupin”

-Instant, Sport



Njëri është ende në Londër, por tek Arsenal, ndërsa tjetri është kthyer në Itali për të drejtuar Inter e po e bën duke synuar titullin kampion. Willian e Antonio Conte, nuk patën asnjëherë një raport perfekt, edhe pse në një intervistë për gazetën braziliane UOL Esporte, Willian u kthye të komentojë marrëdhënien e tij të komplikuar me Conten gjatë kohës së tij tek Chelsea.

“Ai është një trajner i shkëlqyer, ka ide, punon shumë taktikisht, madje edhe në nivel mbrojtës. Unë mendoj se nuk mund të thuash asgjë për mënyrën se si ai punon në fushë. Në të vërtetë, ai është një djalë që punon shumë, ai është një trajner i madh. Problemi që kishte ishte menaxhimi, si të menaxhonte grupin … Kjo ishte ajo që i mungonte. Kjo është arsyeja pse ai përfundoi duke pasur kaq shumë probleme me lojtarë të ndryshëm, përfshirë edhe mua. Besoj se ai nuk arrinte ta kuptonte se kishte kaq shumë lojtarë të ndryshëm, nga kombe të ndryshme, lojtarë të konsideruar yje, lojtarë të rëndësishëm edhe për klubin”, përfundoi braziliani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *