• |
ide | kryesore

2 viktima dhe 3 të plagosur në gjendje kritike për jetën nga aksidenti i djeshëm në Vlorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i djeshëm në Vlorë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vend 18 vjeçari dhe gjatë natës ka ndërruar jetë në spital edhe një 20 vjeçar. Viktima, 18 vjeçari Ermir Tare, po udhëtonte me njërin prej mjeteve tip Benz që u përplasën rreth orës 14.30 në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan. Dy vëllezërit Klejdi dhe Qirja Dori, nga 16 dhe 20 vjeç, si dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi Q. D. gjenden në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë policia ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit tip Benz i cili akuzohet për tejkalim të shpejtësisë.

Autostrada Levan-Vlorë u bllokua për disa orë dhe lëvizjet e mjeteve u kryen nga rruga e vjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *