• |
ide | kryesore

Basha publikon foton me Kryemadhin: Sot bashkuam forcat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një foto me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, pas firmosjes së marrëveshjes PD-LSI për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Krahas fotos që ka postuar në rrjetet sociale, ka dhënë dhe një mesazh ku shkruan se ditën e sotme dy partitë janë bashkuar për të sjellë ndryshimin në Shipëri.

“Sot bashkuam forcat, të sigurt për të sjellë ndryshimin në Shqipëri. Më 25 Prill ne premtojmë se Rama do të ikë dhe ne do të fillojmë të punojmë për qytetarët e Shqipërisë!”– shkruan Basha.



8 Comments

  1. Dëmi më i madh që kanë bërë mediat mainstream, mediat sociale, tribunat politike, kafenetë, etj., është dëmi që u ka zbuluar vilat e reja ose u ka sulmuar vilat në Gjirin e Lalëzit. Dëmi është se vilat ua ka kthyer në obsesion. Gjatë vitit të fundit, në opozitë, Lulzim Basha i PD, i ka shtuar inventarit familjar edhe tre vila të tjera, dy në Tiranë dhe një në Hamallaj. Kryemadhi e LSI, duke u fiksuar te vila e Lalëzit, u ka kërkuar shqiptarëve: “Ma dorëzoni mua Shqipërinë se do ta bëj si shtëpinë (vilën) time”. Dokumentarët me dronë mbi Lalëz, mbi ish qendrën Partizani, etj., u ka krijuar fiksimin e mbrojtjes së vilave dhe pallateve të përfituara vjedhurisht. Tani ky është obsesion që vjen në sloganin e tyre ‘Shqipëria, shtëpia (vila jonë) që fiton’.

  2. Kesaj i thone si i mbyturi pas fijes kashtes

    Dmth shpresa opozites, dhe e vendit Monika Kryemadhi pupupupu skandaloze

  3. Bashkohuni sa te doni. Llogaritjet jan ber qe para 3 vitesh. PS e ka matur forcen cdo vit, kurse ne 2020 beheshin sondazhe cdo 2 muaj. Ne cdo sondazh dilnin para, nuk kan ren ne asnje moment posht 73 deputetve.
    Ju beni bashkime dhe beni show. Ata bejn llogari.

    1. Me e forta eshte kur flasin dhe komentojne sikur ti kene fituar zgjedhjet . Jane te sigurt 1000% qe zgjedhjet jane fituar nga Basha pa hyre fare ne zgjedhje. Ti degjosh cdo dite dalin dhe thone , ‘ JA RAMA E KA PRANUAR HUMBJEN ‘ , ‘ RAMA PARA LARGIMIT PO JEP … ‘ pra cdo gje eshte e vendosur qe Rama do hiki. Kesaj ne ne shqip i themi te kercesh me presh ne …..
      Nuk e imagjionj dod goditjen psikologjike qe do marrin, sidomos keta komentuesit ketu ne kete portal, nese Rama fiton prap. Do dalin dhe do bertasin qe nuk ka mundesi … se ne e kishim ndare mendjen qe para zgjedhjeve qe i fitonim ato . Nuk e di se kujt do ja vene fajin , por nje gje eshte e sigurte qe uqerit e vjeter te PDs do ta hane Bashen te gjalle.

  4. Kualicione te tilla tregojne dhe njehere sa pragmatiste jane kauzat, qe keta i pershkruajne me pompozitet. Cdo gje eshte flluske, eshte bosh eshte pavlere vetem dukje.
    Nje opozite qe pas 8 vjetesh do te marr pushtetin. Dhe si!! Me aleanca te tilla te pista qe nuk i lidh asgje.
    Te jesh lider duhet te jesh burre, te jesh vizionar dhe te shikosh larg. Mos besh kompromis por te ruash nje linje, qe te jesh serioz dhe dinjitoz. LSI kryesisht vetem infekton vetem shkaterron tregun politik.
    Lul ske gje ne terezi vella. I ke bere lemsh gjerat

  5. Ngado ta kthesh koken ska shprese. Gjynah ne gjynah femijet tane pa te ardhme me keta muter nga dy krahet qe vete jane te lumtur se kane c do gje te garantuar me breza duke rrjepur kete popull te lodh. Naten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *