• |
ide | kryesore

BE/ Rama në kurth mes Brukselit dhe skepticizmit të vendeve anëtare

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Kryeministri Rama ka mbetur i pakënaqur nga loja e BE-së, që zgjat prej vitesh, ku komisioni i tregon Shqipërisë karrotën, ndërsa vendet anëtare shkopin. Ky hendek i madh u vu re edhe gjatë vizitës së fundit, ku theksua se sipas Brukselit janë plotësuar të gjitha kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, ndërsa sipas disa prej vendeve anëtare, vendi ka ende shumë për të bërë.

“Sot u zhvillua mbledhja e 11 e Këshillit të Stabilizim Asocimit, mbledhja më e lartë mes Shqipërisë dhe BE. Nga të gjitha analizat që u bënë sot, u komunikua se Shqipëria ka bërë përparime dhe pritet që vendimi për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të merret së shpejti. Shtetet anëtare do të mblidhen në mars dhe BE do të marrë një vendim”, tha kryenegociatori i Shqipërisë në Bruksel për integrimin, Zef Mazi.

I pyetur në konferencën e përbashkët për shtyp, shefi i diplimacisë së BE, spanjolli Borelli e konfirmoi faktin se sipas tij Shqipëria është gati, por pranoi gjithashtu se disa vende anëtare të BE-së ende nuk janë të bindura për përparimet e bëra. “Pikërisht për këtë arsye ne nuk kemi të fiksuar një datë për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare” tha ai.

Lexo me tej:

Rama i zgjat dorën, shihni veprimin e përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikën e Jashtme (VIDEO)

Ndonjë lajm i mirë nuk pritet as në të ardhmen e afërt, duke gjykuar nga sa u tha në konferencën e përbashkët të shtypit, ku u fol shumë për zgjedhjet e 25 prillit, integritetin e tyre, për kandidatët e pastër, për vëzhguesit që duhet të vijnë pavarësisht situatës së Covid 19, duke lënë të kuptohet qartë se nuk do të ketë asnjë përparim drejt BE-së së paku deri në mbajtjen me sukses të zgjedhjeve.

“Kemi inkurajuar kryeministrin që të ndjekë aspektet që mbulohen nga rekomandimet e OSBE- ODIHR e Venecia, sa i takon çështjes specifike të blerjes së votës, raporti i fundit i komisionit për Shqipërinë theksoi rëndësinë e një hetimi të shpejtë e transparent të akuzave për shkelje të dyshuara zgjedhore. Po kështu, vendimi i këshillit në mars 2020, theksoi se nisja e proceseve gjyqësore kundër atyre që akuzohen për blerje votash është një nga ato çështje që duhet reflektuar në kuadrin e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë. Ky është qëndrimi zyrtar i Këshillit dhe Komisionit”, tha Joseph Borrell.

Frustrimi i dukshëm u ndje qartë edhe në deklaratat e kryeministrit. Ai u shpreh me kritika ndaj BE që e kishte harruarr rajonin tonë për vaksinimin. “Ishte një moment tronditës për njerëzit tanë. Jemi të rrethuar në rajonin tonë nga BE. Njerëzit tanë e ndjenë që vaksinat nuk i meritonin t’i kishin në një kohë me të tjerët. Por ju e dini si shkoi kjo punë. Sot, 140 vende janë pa vaksina, 10 vende kanë marrë vaksinat”, tha ai.

Rama shkon me kritika në Bruksel: Shqipëria u la pa vaksina, ne nuk jetojmë në kufi me BE-në, jemi brenda saj

Rama përdori gjithashtu edhe ironinë kur qesëndisi me pyetjen e një gazetari gjerman për politikat e mbrojtjes, se ne i qëndrojmë besnikë Brukselit sepse këtë jemi mësuar të bëjmë me të gjitha perandoritë edhe me romakët, otomanët dhe sovjetikët.

“Ne jemi një vend që kurrë, në asnjë rrethanë nuk ka devijuar nga politika e jashtme e sigurisë të BE. Është një besnikëri unike. Ne tashmë jemi pjesë e kësaj nisme evropiane të mbrojtjes. Ndoshta kështu jemi mësuar të jemi, të jemi besnikë të çdo Perandorie”, tha kryeministri duke dëshmuar se po largohej i pakënaqur nga ajo që kishte marrë nga perandoria e radhës.

©Lapsi.al



13 Comments

  1. Eshte njesoj sikur kryeplaku i Rrushbullit te beje ironi me gazetaret se ka qene gjithmon zar i rrumpalles por ai s’ja var. Kujt i ben ironi ky bole, nuk e kupton qe eshte thjesh kryeministri i nje vendi te mjeruar qe se ka njeri ne defter. Ne vend qe te tregoje mirenjohje dhe thjeshtesi na can trapin me magallomanine e tij te semure.

  2. Po ku ka organizma qe e fusin ne kurth Udhehqesin tone te çquar!
    Ay i fut ne kurth ata, po t’u vihet…..

    1. Ti Namyti Kristaq Llumi duhet ta keshe nga eksprienca personale si ti ka fut ne kurth femnat te shpis Udheheqsi tone i cquar.

  3. Me ate kushte dhe kerkesa qe ka plotesu Rama per ne BE duhet me thene shyqyr dhe duhen falenderuar qe nuk na i rikthyen vizat

  4. Po pse ore akoma s’jan hapur negociatat?krye.k ka hapur shampanjen qysh uhuuuu ne 2016 dhe ka ndare dekorata.

  5. Dëmi më i madh që kanë bërë mediat mainstream, mediat sociale, tribunat politike, kafenetë, etj., është dëmi që u ka zbuluar vilat e reja ose u ka sulmuar vilat në Gjirin e Lalëzit. Dëmi është se vilat ua ka kthyer në obsesion. Gjatë vitit të fundit, në opozitë, Lulzim Basha i PD, i ka shtuar inventarit familjar edhe tre vila të tjera, dy në Tiranë dhe një në Hamallaj. Kryemadhi e LSI, duke u fiksuar te vila e Lalëzit, u ka kërkuar shqiptarëve: “Ma dorëzoni mua Shqipërinë se do ta bëj si shtëpinë (vilën) time”. Dokumentarët me dronë mbi Lalëz, mbi ish qendrën Partizani, etj., u ka krijuar fiksimin e mbrojtjes së vilave dhe pallateve të përfituara vjedhurisht. Tani ky është obsesion që vjen në sloganin e tyre ‘Shqipëria, shtëpia (vila jonë) që fiton’.

  6. @ KRYEMINISTËR PËRGJEGJËS

    Përgjigju përpara Shqiptarëve:

    PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË PRESI MAQEDONINË NË RRUGËTIMIN PËR TU PRANUAR NË BASHKIMIN EUROPIAN?

    QË SUNDUESIT PREJ 30 VJETËSH PËRGJEGJËS (PS+PD+LSI) TË VAZHDOJNË TË VJEDHIN SHQIPTARËT.

    Greqia nuk priti asnje vend te Ballkanit, dhe eshte sot me shume se 40 vjet vend anetar i B.E.

    Sllovenia shtet i ri, nuk priti asnje nga republikat e Jugosllavise, dhe ka 17 vjet vend anetar i B.E.

    Rumania dhe Bullgaria, nuk priten asnje vend tjeter te Ballkanit, dhe kane 14 vjet vende anetare te B.E.

    Kroacia shtet i ri, nuk priti asnje nga republikat e Jugosllavise, dhe ka 8 vjet vend anetar i B.E.

  7. @ Timonieri i Votave

    Si u pergjigje ne BE, pyetjes per vjedhjen e votave ne Shqiperi, the ka 20 njerëz të proceduar dhe që ndërkohë janë në proces e sipër.

    Pse nuk u pergjigje ne BE, ashtu si pergjigjesh ketu brenda ne Shqiperi, se kjo nuk eshte nje pyetje per ty, por pyetje per Gjykatat.

  8. 1 Ne Jena shum mire po na kan inat
    2 fain e ka saliu
    3 drograt i prodhoim per keta europiant
    4 spaku nuk ka zbulu as,nje afer korruptive kjo tregon mire qeverisjen e eddroges

  9. Kur regjimi vret protestuesit paqësorë dhe pastaj ia del t’ua faturojë vrasjet vetë protestuesve, të fshijë regjistrimet filmike të ngjarjes nga kamerat e qeverisë, të pengojë arrestimin e ekzekutorëve të protestuesve dhe, më në fund, të mos dënojë askënd për vrasjet, përkundrazi t’iu thotë opozitarëve se “herën tjetër do ju ekzekutoj si banditë po iu afruat zyrave apo edhe një poste policie”, këtu s’kemi të bëjmë me diktaturë. Kjo është demokraci e shkallës më të lartë, e ideuar nga babai i demokracisë shqiptare, z. S. Berisha dhe e vënë në jetë nga biri i tij shpirtëror e moral, z. Basha,byrektoristet e pd ketu larte nen urdherat e elona meco vazhdojne të hane mut të vaksinuar dhe corben e gatuar nga salihu per port halet e salihut likes dhe Qimit to shpellkare

    1. @ Anonim i 21 janarit

      Per sa i perket komentit tend per 4 viktimat e 21 janarit 2011, une mendoj se ke shume te drejte, dhimbja eshte njerezore; dhe tani pas me shume se 10 vjetesh, pergjegjesit duhet te kishin shkuar me kohe ne bangen e gjyqit dhe prapa hekurave, ku akuza ne radhe te pare te ishte bere nga Ata qe u ben thirrje shqiptareve per proteste, nga Ai (Timonieri) qe vetem dhuron 10 vjet hipokrizisht nje lule.

      Une mendoj se nuk eshte as Artikulli i duhur, as Vendi i duhur per te shkruar per 4 viktimat e 21 janarit.

  10. @ Anonim i 21 janarit

    Per sa i perket komentit tend per 4 viktimat e 21 janarit 2011, une mendoj se ke shume te drejte, dhimbja eshte njerezore; dhe tani pas me shume se 10 vjetesh, pergjegjesit duhet te kishin shkuar me kohe ne bangen e gjyqit dhe prapa hekurave, ku akuza ne radhe te pare te ishte bere nga Ata qe u ben thirrje shqiptareve per proteste, nga Ai (Timonieri) qe vetem dhuron 10 vjet hipokrizisht nje lule.

    Une mendoj se nuk eshte as Artikulli i duhur, as Vendi i duhur per te shkruar per 4 viktimat e 21 janarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *